Trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli duke komentuar pjesëlojën e parë të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës ka theksuar se te skuadra nga Skenderaj disa lojtarë duket se janë në mbipeshë. “Edhe pse duhet matje për ta konstatuar, nga ajo çfarë pamë nga tribunat, mendoj se disa lojtarë të Drenicës janë mbipeshë, veçmas Mujkiq”, ka thënë Sokoli në një lidhje të drejtpërdrejt për RTK-në, transmeton Futbolli.info. Sipas Sokolit shihet që Drenica ngec në përgatitjen fizike dhe kjo me gjasë sipas tij ka ndodhur jo për shkak se futbollistët nuk kanë qenë aktiv sa duhet gjatë periudhës së pandemisë.
Ai tutje ka thënë se Prishtina me meritë e mbylli pjesën e parë në epërsi 2:0, teksa e vlerësoi skuadrën bardhekaltër si favorite për të kaluar në finale.