No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PRISHTINË BINDËSE, FINALJA PËR DRENICËN BËHET MISION I PAMUNDUR

PRISHTINË BINDËSE, FINALJA PËR DRENICËN BËHET MISION I PAMUNDUR

Prishtina ka arritur fitore me rezultat bindës kundër Drenicës, me shifrat 3:0, në ndeshjen që shënoi rikthimin e futbollit në Kosovë pas tre muajsh pauzë për shkak të pandemisë Covid-19. Kësisoj, bardhekaltrit e kryeqytetit kanë bërë një hap të madh drejt finales së Digitalb Kupës së Kosovës, ndonëse u mbetet që biletën për finalen e 29 korrikut ta konfirmojnë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale që zhvillohet në Skenderaj, më 17 qershor. Prishtina pati paraqitje shumë më të mirë se sa kuqezinjtë e Skenderajt, edhe pse këta të fundit fare lehtë kanë mundur që nga ky takim të dalin me rezultat të favorshëm. Rezultati u zhbllokua në minutën e 28-të, kur Ahmet Januzi shënoi nga afërsia pas asistimit të Oto John. I njëjti futbollist realizoi edhe në minutën e 43-të, kësaj radhe pas asistimit të Armend Thaçit. Ndërkohë, në pjesën e dytë drenicasit ishin më kreativ dhe në minutën e 88-të patën mundësi të artë për të shënuar golin e shpresës së madhe, por Hasan Hyseni dështoi nga pika e bardhë. Vetëm dy minuta më pas Prishtina realizoi edhe golin e tretë, kur Meriton Korenica shënoi me kokë pas harkimit të Mankendas, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3:0.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Devolli flet për fazën përgatitore, përforcimet e janarit si dhe objektivat e klubit

Drenica është njëri ndër klubet që ka pësuar më së shumti ndryshime në afatin kalimtar të janarit. Pikërisht për këtë arsye, kryetrajneri i kësaj...

Premtimet e Armand Dukës dhe Agim Ademit në futboll për 2021

Presidenti i “Federatës Shqiptare të Fubollit” Armand Duka dhe Presidenti i “Federatës të Fubollit të Kosovës” Agim Ademi ishin të ftuarit e...

U hodh shorti për Kupën e Kosovës në futsall

Sot në zyrën e Komisionit të futsallit në prezencë të kryetarit dhe të komisarit të garave është bërë tërheqja shortit për rrethin...

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Recent Comments