Gazetari i mirënjohur, Gani Kosumi, i cili javë më parë u pensionua, ka një arkiv të pasur të fotografive. Ai gjatë kohës së pandemisë ka publikuar shumë foto nga arkiva e tij. Një të tillë e ka publikuar edhe atë të vitit 1999 kur u zhvillua ndeshja e yjeve Kosovë – Shqipëri në stadiumin e qytetit të Prishtinës, ku në foto janë presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi, që ishte organizator i asaj ndeshjeje dhe Bashkim Hasani. Ndërkaq, ndihmë në organizimin e ndeshjes dha edhe Mirjan Hakani sportist i njohur nga Shqipëria.