No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR DORËZOHET SEJDIU: NUK KA GJASA TA PËRMBYSIM REZULTATIN NË NDESHJEN E KTHIMIT

DORËZOHET SEJDIU: NUK KA GJASA TA PËRMBYSIM REZULTATIN NË NDESHJEN E KTHIMIT

Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Kupës së Kosovës përballë Drenicës, me rezultat 3:0.

Pas ndeshjes, trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu është ankuar në lojtarët e tij për mungesë të konkretizimit të rasteve.

“Prishtina e fitoi këtë ndeshje me meritë, dhe Drenica nuk ka mundësi të rikthehet në lojë pas ndeshjes së kthimit, sepse rezultati 3-0 është i lartë, pra neve do të na duhet të koncentrohemi vetëm në luftën për mbijetesë tashmë”.

“Mendoj që pavarësisht që hymë në disavantazh 2-0, në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë, derisa në pjesën e parë ishim plotësisht të çakorduar. Momenti kryesor ishte mos shënimi i penalltisë pasi pas një minuti pësuam golin e tretë”.

“Pas dy golave tentuam të gjemë të paktën një gol dhe të shkonim në shtëpi më komod, por kjo ishte e pamundur, pasi pavarësisht rasteve nuk ia dolëm”, tha Sejdiu pas ndeshjes.

Kujtojmë, ndeshja e kthimit zhvillohet me 17 qershor në ‘Bajram Aliu’ të Skenderajt.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

MARCA shkruan për Prishtinën; Para se të vinin në Spanjë vizituan heronjtë e tyre

Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës. Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme...

Veton Tusha prezantohet te skuadra turke Denizlispor

Futbollisti i ri kaçanikas, Veton Tusha, është prezantuar sot te skuadra turke, Denizlispor. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysmë me klubin...

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë

Zinedine Zidane tha se mospërballja në finale të Superkupës së Spanjës me Barcelona nuk ishte një dështim për të tijtë, pasi ata u mundën...

Drejtuesi i Trepçës’89 konfirmon largimin e tre futbollistëve

Sikurse skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës në futboll, edhe Trepça ’89 i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Ekipi mitrovicas po stërvitet...

Recent Comments