Pas një pauze shumë të gjatë për shkak të pandemisë, ethet e futbollit kosovar do të rikthehen këtë javë.
E martë do të jetë dita kur do të takohen Prishtina dhe Drenica, sfidë kjo e vlefshme për 1/2 e Kupës së Kosovës.
Për këtë ndeshje në një intervistë për “BlicMedia”, ka folur trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu.
“Një ndeshje e vështirë dhe në një moment jo të favorshëm, për shkak të gjendjes jo të mirë fizike të ekipit për momentin, por përkundër cilësisë të kundërshtarit, ne do të mundohemi që me një angazhim dhe disiplinē të madhe në fushë, sidomos taktikisht të mundohemi që të marrim njē rezultat i cili në ndeshjen kthyese na jep gjasa që të kalojmë në finale”, ka thënë Sejdiu.
Gani Sejdiu në fund ka deklaruar se, të gjithë lojtarët janë në dispozicion përveq Shillovës i cili nuk ka të drejtë loje.
Prishtina – Drenica luhet ditën e martë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.