No menu items!
Ballina SUPERLIGA MUNISHI: SHYQYR QË S'E DINË RIVALËT SA TË MIRË JEMI!

MUNISHI: SHYQYR QË S’E DINË RIVALËT SA TË MIRË JEMI!

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka hedhur dyshim mbi qëllimin prapa vendimit për rinisjen e kampionatit në Ipko Superligën e Kosovës, duke thënë se disa klube kanë bërë presion për këtë vendim. Megjithatë, Munishi i paralajmëroi rivalët për fuqinë e skuadrës së tij.

Sezoni 2019/20 i Superligës së Kosovës u ndërpre në fillim të muajit mars shkaku i përhapjes së virusit Covid-19 në botë. Në atë kohë po bëhej garë e zjarrtë për titullin e kampionit pasi që kishin mbetur edhe 11 ndeshje deri në fund, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë ua ka lejuar kthimin e futbollistëve në seanca stërvitore dhe Federata e Futbollit ka vendosur që më 7 qershor të rinisë kampionati vendor, vendim ky që s’ishte pritur mirë nga Ballkani shkaku se në fillim s’ishin testuar lojtarët për Covid-19.

Shkaku që Ballkani ishte lider në tabelën e Ipko Superligës, në opinion interpretohej kundërshtimi i Ballkanit si tentim për ta fituar garën në tavolinë e jo në fushën e lojës. Por, Munishi thekson që kundërshtimi erdhi shkaku i mungesës së kushteve, si dhe hodhi dyshim mbi qëllimin prapa rinisjes së garës.

“Unë i kam dyshimet e mia që kampionati ka filluar për të mirë të futbollit sepse ka pasur presione të jashtëzakonshme prej disa klubeve dhe i kam rezervat e mia në këtë aspekt. Po të kishim qenë në Skandinavi, do të besoja që për të mirë të futbollit”, ka thënë Munishi në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

E deklaratave se Ballkani po i frikësohet garës në Ipko Superligën e Kosovës, si dhe si gjysmëfinalist i Kupës së Kosovës, Munishi iu përgjigj duke e lavdëruar skuadrën e tij për fuqinë që e ka.

“Shyqyr që s’e dinë rivalët sa të mirë jemi, sepse s’do të mundë të flinin rehat. Ata më thoshin mua se po dua të shpallem kampion në tavolinë, nuk e dinin se unë po i sakrifikoj dy trofe. Por, s’ka lidhje, sidoqoftë ne do të luftojmë fuqishëm për dy trofetë dhe jo vetëm këtë edicion”.

Ballkani do të kthehet në fushën e lojës më 3 qershor për ta zhvilluar ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës kundër Feronikelit, para se ta rinisë pastaj në fundjavë edhe garën në Ipko Superligën e Kosovës

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Recent Comments