No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK NIS ME PROJEKTIN E EDUKIMIT ONLINE

FFK NIS ME PROJEKTIN E EDUKIMIT ONLINE

Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB) dhe DOSB-në, ka nisur projektin e ri të trajnimit për edukatorë, trajnerë dhe gjyqtarë nëpërmjet platformës online “Edu Break – Academy”. Kjo platformë është tejet e mirëseardhur, sidomos në këtë periudhë të pandemisë, por është tejet funksionale edhe për të ardhmen, ku sigurisht do të kombinohen ligjëratat online me punën praktike. Ky projekt po realizohet nën përkujdesjen e drejtorit teknik Michael Nees dhe menaxheres për Grassroots, Sanije Krasniqi dhe menaxherit të gjyqtarëve, Visar Kastrati, derisa pjesë e projektit janë edhe Horst Kriete, instruktor për trajnerë dhe David Wetsel, instruktor për kurset e portierëve. Fillimisht në këtë projekt po bëhet trajnimi i edukatorëve, me ligjërues nga “Edu Break – Academy”, të cilët më pas do të vazhdojnë trajnimet me trajnerët dhe gjyqtarët e rinj.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin

Jurgen Klopp ka lavdëruar cilësitë e portierit të Liverpool, Alisson. Ai ka folur edhe për vlerën që ka Xherdan Shaqiri gjatë mbrojtjes së titullit...

Torino zyrtarizon trajnerin e ri, emëron një mjeshtër mbijetese

Davide Nicola është trajneri i ri i Torinos, i cili zëvendëson të shkarkuarin Marco Giampaolo. Gjithçka është zyrtare dhe për Nicola do...

I jashtëzakonshmi Granit Xhaka

Granit Xhaka dhuroi një paraqitje spektakolare në fitoren 3-0 të Arsenalit kundër Newcastle United në kuadër të javës së 19-të në Ligën...

Kapiteni i Kosovës U-19 në pritje të debutimit në Superligën turke

Veton Tusha në fillim të muajit bëri hapin e madh në karrierë. Nga Vardari i Shkupit kompletoi transferimin te Denizlispori, skuadër që...

Recent Comments