No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA BAUMAN: ASKUSH S'KA TROKITUR TE WERDERI PËR RASHICËN!

BAUMAN: ASKUSH S’KA TROKITUR TE WERDERI PËR RASHICËN!

Emri i Milot Rashicës po përmendet gjithnjë e më shumë në mediat europiane, për një transferim të mundshëm në një klub të madh gjatë kësaj vere. Skuadra si Liverpool, Borussia Dortmund, Leipzig apo edhe Napoli janë të interesuara për shërbimet e yllit të përfaqësueses së Kosovës, i cili ka një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2022 me Werder Bremen dhe vlerësohet rreth 35 milionë euro nga klubi bardhjeshil. Megjithatë pavarsisht zërave të merkatos rreth Rashicës menaxheri i klubit nga Weser Stadion, ish-futbollisti Frank Bauman në një intervistë ka nënvizuar se asnjë klub nuk ka trokitur në derën e Werder Bremen për të biseduar rreth blerjes së kartonit të Milot Rashicës.

“Nuk ka pasur kontakte me asnjë klub. Askush nuk na ka kontaktuar, nuk ka asgjë specifike për çështjen në fjalë”, ishte deklarata e tij rreth Rashicës i cili është padyshim ylli i Werder Bremen dhe tek i cili varen thuajse të gjitha shpresat e kësaj skuadre për mbijetesën në elitën e futbollit gjerman. Në këtë sezon 23-vjeçari kosovar është aktivizuar në 23 takime me Werder Bremen dhe ka arritur të realizojë 7 gola.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin

Jurgen Klopp ka lavdëruar cilësitë e portierit të Liverpool, Alisson. Ai ka folur edhe për vlerën që ka Xherdan Shaqiri gjatë mbrojtjes së titullit...

Torino zyrtarizon trajnerin e ri, emëron një mjeshtër mbijetese

Davide Nicola është trajneri i ri i Torinos, i cili zëvendëson të shkarkuarin Marco Giampaolo. Gjithçka është zyrtare dhe për Nicola do...

I jashtëzakonshmi Granit Xhaka

Granit Xhaka dhuroi një paraqitje spektakolare në fitoren 3-0 të Arsenalit kundër Newcastle United në kuadër të javës së 19-të në Ligën...

Kapiteni i Kosovës U-19 në pritje të debutimit në Superligën turke

Veton Tusha në fillim të muajit bëri hapin e madh në karrierë. Nga Vardari i Shkupit kompletoi transferimin te Denizlispori, skuadër që...

Recent Comments