No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A UJKANI NUK RINOVON KONTRATËN ME TORINON

UJKANI NUK RINOVON KONTRATËN ME TORINON

Portieri i dytë i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani do të mbetet lojtar i lirë.

Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Ujkani nuk do ta rinovojë kontratën e tij me ekipin e Torinos që i skadon në fund të këtij edicioni.

Ujkani 31-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Torinos duke firmosur kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi, por te ekipi nga Serie A nuk iu dha rasti.

Në fakt, Ujkani këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë ndeshje te Torino, ku u transferua nga Rizespori, ekip ku po ashtu e kishte hapësirën e limituar. Ujkani pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në futbollin italian, pasi ka qenë pjesë e ekipeve si Palermo, Novara, Chievo, Genoa, Latina, Pisa e Cremonese.

Ai ka regjistruar 26 paraqitje deri më tash për Kosovën

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

U hodh shorti për Kupën e Kosovës në futsall

Sot në zyrën e Komisionit të futsallit në prezencë të kryetarit dhe të komisarit të garave është bërë tërheqja shortit për rrethin...

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Recent Comments