No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR TOVËRLANI E MUNISHI VAZHDOJNË TA "THUMBOJNË" NJËRI-TJETRIN

TOVËRLANI E MUNISHI VAZHDOJNË TA “THUMBOJNË” NJËRI-TJETRIN

Trajnerët e futbollit kosovar, Afrim Tovërlani dhe Ismet Munish,i në jetën e përditshme janë miq, por gjithnjë e ngacmojnë njëri-tjetrin nga distanca me deklarata interesante.

Ata do të përballen në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, Feronikeli – Ballkani dhe anasjelltas.

Ditët e fundit nuk kanë munguar polemikat e tyre në medie, ndërkohë që Tovërlani, i cili e drejton skuadrën e Feronikelit, thotë për “Zeri.info” se trajneri më i mirë në Kosovë nuk merret me deklarata e gjithsecilit.

“Kemi raporte shumë të mira. Ka qejf që të ngacmohet me llafe e fjalë. Ka qejf me qenë ‘in’, mirëpo raportet i kemi shumë të mira. Ai i ka punët e veta e unë të miat. Besoni që nuk kam kohë që t’i lexojë deklaratat, sepse kam obligimet e mia. Tek e fundit, trajneri më i suksesshëm në Kosovë nuk merret me deklaratat e gjithkujt, që dalin nëpër portale”, ka thënë Afrim Tovërlani për “Zeri.info”.

Kundërpërgjigja e Munishit nuk ka munguar përmes një kronike të realizuar nga “Zeri”: “Afrimin jashtë futbollint e kam shok të mirë. Është trajneri më i trofeshëm në Kosovë. Kohëve të fundit po merret edhe me shkencë, me infektologji dhe i dëshiroj sukses”. 

Shiko deklaratat e trajnerëve

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Turqi, të gjithë të çmendur për Ozil: fluturimi i tij ka qenë më i ndjekuri i të gjithë kohërave

Mesut Ozil i ka dhënë fund aventurës tek Arsenal dhe  shumë shpejt do të luajë për Fenerbahce, skuadra e zemrës së tij pavarësisht se...

Ibrahim Kelmendi akuzon Remzi Ejupin se u zhvati 2.5 milionë

Ibrahim Kelmendi ka dhënë detaje të reja nga konflikti mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit se a i mori para për ta bërë këngën...

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Recent Comments