No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR SEJDIU: FUTBOLLI PA TIFOZË SI FANTAZMË

SEJDIU: FUTBOLLI PA TIFOZË SI FANTAZMË

Shikuesit priten të jenë prezent në Mal të Zi, kjo pasi Kryeministri i këtij vendi, Dushko Markovic paralajmëroi një gjë të tillë në konferencën për shtyp gjatë ditës së hëne.

E gjitha se çfarë ka mbetur të diskutohet është numri i saktë i tifozëve që priten të lejohen në ngjarjet sportive, shkruan Gazeta OLLE.

‘PRO’ rikthimit të tifozëve në tribuna në kampionatin kosovar të futbollit është edhe trajneri i njohur që aktualisht drejton Drenicën, Gani Sejdiu.

“Mundësia më e vogël me qenë për lejimin e tifozëve në tribuna do kishte me qenë pozitive për të gjithë sepse duke i parë ndeshjet në Bundesliga, loja duket si fantazmë, disi artificiale”, tha fillimisht Sejdiu.

“Për këtë arsyeje unë mendojë se me pak organizim, me numër të kufizuar duke respektuar gjithsesi distancën sociale mundet me ju mundësua tifozëve të jenë të pranishëm edhe në stadiumet në Kosovë”, tha Sejdiu.

Sejdiu që drejton skuadrën e Drenicës që nga janari i këtij viti, do synojë mbetjen ne elitën e futbollit kosovar, pasi një gjë të tillë ende nuk e ka siguruar.

Ndërsa, është edhe pjesë e ndeshjes gjysmë-finale të Kupës së Kosovës, ku me 2 qershor do të luajë në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Prishtinës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Eriksen hesht Conten dhe i jep kualifikimin, Ibra lë në baltë Milanin!

Dramë, dramë, dramë! Interi u kualifikua në kupën e Italisë pas fitores 2-1 kunder Milanit. Goli i fitores u shënua në minutën e 90’+7′...

Debat “rrugaçësh” Ibra-Lukaku

Përplasja ndërmjet Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovic ishte një prej më të fortave të mbrëmjes. Rezultati i ndeshjes doli në plan të dytë...

Ulpiana prezanton fanellat e reja, që janë me shumë stil

KF Ulpiana ka bërë një ndryshim të rëndësishëm para fillimit të stinorit pranveror. Lipjanasit kanë ndryshuar zyrtarisht fanellën e...

Tuchel jep mesazhin e parë si trajner i Chelseat

Pasi është zyrtarizuar sonte, menjëherë fjalët e para të Thomas Tuchel si trajner i Chelsea nuk kanë vonuar. Trajneri gjerman foli për faqen zyrtare të...

Recent Comments