Superliga e Kosovës është kampionati i vetëm që ka marrë “dritën jeshile” për t’i rifilluar garat në futboll.
Po bëhen gati tre muaj që futbolli i Kosovës është pezulluar si shkak pandemisë koronavirus.
Kurse, futbollisti i Prishtinës, Endrit Krasniqi, ka thënë se mezi është duke e pritur rikthimin e Superligës së Kosovës.
Krasniqi është shprehur se Prishtina këtë edicion dëshiron të triumfojë në garën për titull dhe gjithashtu edhe në Kupë.
“Gjithçka është duke shkuar mirë. Besoj që ndeshja me Drenicën është shumë e rëndësishme sepse ne mundohemi të luftojmë në dy fronte, kështu që jemi kupe e pritur me padurim kthimin e kampionatit”, u shpreh Krasniqi për “RTV Dukagjinin”.
“Në vitet e fundit është bërë shumë interesant lufta për titull të kampionit dhe për Kupë. Deri në fund do t’i ndjekim të dy objektivat”, shtoi futbollisti i Prishtinës.