No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR ISTOGU I DËMTUAR, POR E MIRËKUPTON PLOTËSISHT VENDIMIN E FFK-SË, URON BESËN...

ISTOGU I DËMTUAR, POR E MIRËKUPTON PLOTËSISHT VENDIMIN E FFK-SË, URON BESËN E ARBËRINË

Skuadra e Istogut nëpërmjet një komunikate ka deklaruar se e respekton vendimin e sotëm të FFK-së për mbylljen e garave në Ligën e Parë dhe ligat e tjera, edhe pse si skuadër ishte me ambicie për t’u rikthyer në elitë. Madje, Istogu mund të vlerësohet si skuadra më e dëmtuar pasi së bashku me Lirinë kishin nga 31 pikë në pozitën e tretë, pesë pikë larg Arbërisë së vendit të dytë.

Ja komunikata e plotë:
KF ”Istogu” e respekton vendimin e FFK-së

Vendimin e sotëm që e morri FFK-ja, për ndërprerjen e Ligës së Parë, KF ”Istogu” e respekton maksimalisht, duke cekur se FFK-ja është organi më i lartë në futbollin kosovar, dhe ç’do vendim i saj duhet respektuar, pavarësisht se a na konvenon neve si klub apo jo!
Kur organet gjegjëse vendosin për ndërprerjen e garave për shkak të rrezikut të mundshëm të pandemisë, atëherë është njërzore që të gjitha klubet ta pranojnë në mënyrën më korrekte këtë vendim, pasi që shëndeti i njeriut e në këtë rast shëndeti i futbollistëve tanë është më i rëndësishmi.

Në këtë sezonë Istogu bëri investime të mëdha, duke sjellur edhe disa lojtarë nga jashtë Kosovës. Synimet e klubit tonë ishin ngritja në Superligën e Kosovës.
Ishim në pozitën e 3-të në tabelë, vetëm 5 pikë larg nga vendi i dytë, të themi sinqerisht kemi pasur orar mjaft të mirë dhe kemi pasur gjasat tona për të arritur në fund në dy pozitat e para në tabelë.
Me vendimin e sotëm të FFK-së, Istogu ndoshta është klubi më i dëmtuar në këtë rast, pasi që klubi jonë në këtë sezonë pati shpenzime të mëdha.
Edhe gjatë kohës së pandemisë i kemi qëndruar afër futbollistëve dhe stafin tonë.
Shpresojmë që FFK-ja në javët e ardhshme të krijojë një fond dhe ti ndihmojë të gjitha klubet e Ligës së Parë.
Klubet në Ligën e Parë në këtë kohë kanë vështirësi të mëdha financiare, dhe një ndihmë e FFK-së do të ishte e mirëseardhur për të gjitha ekipet.

Në fund klubi futbollistik ”Istogu” i uron Besës dhe Arbërisë ngritjen në Superligën e Kosovës, gjithashtu Kikës nga Hogoshti dhe A&N nga Prizreni i dëshiron mirëseardhje në Ligën e Parë.

Me respekt:
KF ”Istogu”

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Peja pëson humbje nga Ponte Prizreni

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 89:81 (21:24, 25:18, 23:16, 20:23), në kuadër të javës së 17-të në Superligën...

Presidenti i FFK-së: Shpresoj që së shpejti të kthehen tifozët, janë hijeshia e kampionatit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar FC Prishtina për suksesin e arrirur sot në ndeshjen e Superkupës, por njëherësh ka përgëzuar edhe futbollistët...

Sigal Prishtina mposht Rahovecin

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit në udhëtim 75:93 (16:19, 27:23, 15:22, 17:29), në kuadër të javës së 17-të në Superligën...

A do të luhet gjithmonë Superkupa në Turqi? – përgjigjet Agim Ademi

Prishtina fitoi Superkupën e Kosovës pasi triumfoi ndaj Dritës. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 3-1 në favor të kryeqytetasëve me takimin që ishte shumë...

Recent Comments