No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR DARDANA E RESPEKTON VENDIMIN E FFK-SË

DARDANA E RESPEKTON VENDIMIN E FFK-SË

Federata e Futbollit e Kosovës, ka marrë vendim që ta përfundoj sezonin 2019/2020, në Ligën e Parë.

FFK-ja ka vendosur që Besa e Pejës dhe Arbëria të inkuadrohen për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Sheshi.

Kurse, skuadra e Dardanës për dallim nga shumë klube kanë vendosur që ta respektojnë vendimin e FFK-së.

Me këtë vendim, Dardana mbetet pjesë e Ligës së Parë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të KF Dardana: 

KF DARDANA e respekton vendimin e FFK-së.

KF DARDANA e respekton vendimin e sotëm të FFK-së për mos zhvilimin e garave për Ligën e Parë dhe ligave të rangjeve më të ulëta.Me këtë rast u vendos që të merren për bazë rezultatet dhe tabelat aktuale. Edhe pse me investimet e bëra, me fondin e lojtarëve ,e sidomos me orarin në favor të skuadrës tonë ,KF DARDANA do të ishte pretendent për Superligën e Kosovës, megjithatë duke respektuar situatën aktuale por edhe duke vlerësuar shëndetin e sportistëve,nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të pajtohemi me këtë vendim.

Me këtë rast falenderojmë FFK-në për ndihmën dhe mbështetjen gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Siç e do rendi si zotët e shtëpisë KF DARDANA (vëllau i madh) uron KF KIKA (vëllaun e vogël )për rikthimin në Ligën e Parë.Kjo do t’i sjell anamoravës edhe një super derbi.Jemi të sigurtë që stadiumet tona do të jenë të stërmbushura si dikur.
Krejt në fund,ani pse KF DARDANA ishte bërë si macja e zezë duke e mposhtur si në Pejē si në Dardanë por edhe nê Durrës e urojmë KF BESA nga Peja për inkuadrim në Superligën e Kosovës e njëkohësisht edhe KF Arbëria për suksesin historik.

Vazhdojmë rrugëtimin drejt sukseseve.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Talenti dardan lë Bayernin, qëndron në Bundesliga

Leon Dajaku erdhi te Bayern në vitin 2019 nga Stuttgart si një talent shumë premtues dhe me të ardhme të madhe, por...

Recent Comments