No menu items!
Ballina SPORTE TJERA 28 VJET NGA THEMELIMI I KOMITETIT OLIMPIK TË KOSOVËS

28 VJET NGA THEMELIMI I KOMITETIT OLIMPIK TË KOSOVËS

28 vjet nga themelimi i Komitetit Olimpik të Kosovës
Foto nga Rilindja

27 maj i vitit 1992 është një datë e rëndësishme për sportin e Kosovës. Me këtë datë ishte themeluar Komiteti Olimpik i Kosovës.

Përfaqësueses të federatave sportive, kishin vendosur të mbajnë mbledhjen konstituive për themelimin e KOK-ut. Mbledhja ishte mbajtur në objektin e Rilindjes në Prishtinë, në të cilën vepronte gazeta e përditshme “Rilindja”.

“Pas vendimit për t’u ndarë institucionet sportive të Kosovës nga ish-regjimi serb, i erdhi radha konstituimit për formimin e KOK-ut në vitin 1992. Prej muajit maj 1991 filluan aktivitetet sportive të federatave dhe pas një viti përfaqësuesit e federatave janë tubuar në Kuvendin Themelues të mbajtur më 27 maj 1992, ku themeluan Komitetin Olimpik të Kosovës, si dhe zgjodhën kryesinë e re”, ka thënë presidenti i KOK-ut, Hasani, për faqen zyrtare të KOK-ut. “Anulimi i dhunshëm i Kushtetutës së Kosovës kushtëzoi organizimin vetanak të popullit të Kosovës. Pothuajse paralel me organizimin e arsimit, edhe komuniteti i sportit mori masat dhe filloi mëvetësimin e sportit të Kosovës nga sistemi serbo-jugosllav. Nismëtar ishte Ali Latifi. Asnjë klub nuk merrte pjesë në garat që i organizonte regjimi serb në Kosovë, por ato u organizuan në federatat përkatëse, të cilat udhëhiqeshin nga kryesitë (Bordet) e federatave, të cilat u formuan nga përfaqësuesit e klubeve përkatëse”.

28 vjet më parë, pjesëmarrësit në Kuvend, me vota të fshehta zgjodhën kryesinë prej nëntë anëtarëve, ndërsa me aklamacion detyra e kryetarit, iu besua publicistit Veton Surroi.

Bordi i parë Ekzekutiv i KOK-ut kishte këtë përbërje: Veton Surroi – president, Behlul Brestovci – nënkryetar, Muhamet Berisha – sekretar i përgjithshëm, Mentaz Allajbegu – anëtar (mundje), Esat Stavileci – anëtar (basketboll), Burim Hatipi – anëtar (gazetar), Aziz Salihu – anëtar (boks), Fahri Buçinca – anëtar (hendboll), Hysen Rakovica – anëtar (atletikë). Anëtarë nderi u zgjodhën: Dr.Ibrahim Rugova, prof.dr. Pajazit Nushi, ing.Nazmi Mustafa dhe prof.Halim Hyseni, ndërsa Këshillin Mbikëqyrës e përbënin: Ismail Hyseni, Bedri Hamza dhe Adem Fejzullahu.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin

Jurgen Klopp ka lavdëruar cilësitë e portierit të Liverpool, Alisson. Ai ka folur edhe për vlerën që ka Xherdan Shaqiri gjatë mbrojtjes së titullit...

Torino zyrtarizon trajnerin e ri, emëron një mjeshtër mbijetese

Davide Nicola është trajneri i ri i Torinos, i cili zëvendëson të shkarkuarin Marco Giampaolo. Gjithçka është zyrtare dhe për Nicola do...

I jashtëzakonshmi Granit Xhaka

Granit Xhaka dhuroi një paraqitje spektakolare në fitoren 3-0 të Arsenalit kundër Newcastle United në kuadër të javës së 19-të në Ligën...

Kapiteni i Kosovës U-19 në pritje të debutimit në Superligën turke

Veton Tusha në fillim të muajit bëri hapin e madh në karrierë. Nga Vardari i Shkupit kompletoi transferimin te Denizlispori, skuadër që...

Recent Comments