No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR SALIHU: E PAMORALSHME QË NDIHMA E FFK-SË NGA DIKUSH PO QUHET "VITRA"

SALIHU: E PAMORALSHME QË NDIHMA E FFK-SË NGA DIKUSH PO QUHET “VITRA”

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur edhe njëherë t’i ndihmojë klubet e Superligës së Kosovës.

Kësaj radhe, shtëpia më e madhe e futbollit kosovar ndihmoi klubet elitare kosovare me mjete financiare pak para festës së Fitër Bajramit, raporton “Zeri”.

Klubet e Superligës së Kosovës përfituan nga 15 mijë euro si ndihmë nga FFK-ja.

Po ashtu, FFK ka pajisur klubet edhe me të gjitha pajisjet dhe preparatet dezinfektuese, duke përfshirë këtu edhe tabelat dezinfektuese që do të jenë në çdo stadium para ndeshjes.

Përkundër kësaj, ka pasur sërish kritika dhe akuza në drejtim të krerëve të FFK-së, derisa i pari i Trepçës’89, Abedin Zeka tha se këto ndihma nuk janë as për ‘vitra’ duke iu referuar fondeve milionëshe të UEFA-s drejt FFK-së.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka konfirmuar se klubet elitare janë ndihmuar pak para festës së Fitër Bajramit.

“Po, i kemi ndarë nga 15 mijë euro për çdo klub, jemi federata e parë në regjion që e kemi bërë këtë”, u shpreh Salihu.

Duke folur për kritikat dhe akuzat në drejtim të FFK-së nga disa klube, Salihu thotë se nuk e ka ‘borxh’ t’i komentojë ato.

“Sa i përket akuzave dhe kritikave, nuk do të doja t’i komentoja pasi nuk e kemi me borxh këtë. Ndihmat janë dhënë me qëllimet më të mira të mundshme, kështu që nuk ia vlen të komentohet. Nuk më duket e moralshme të quhen ‘vitra’. Dikush po thotë kemi para të mbajmë klubin, por po kërkojnë para”, shtoi Salihu.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Recent Comments