No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR RIKTHEHET FUTBOLLI I KOSOVËS, JA ORARI I NDESHJEVE GJYSMËFINALE TË KUPËS

RIKTHEHET FUTBOLLI I KOSOVËS, JA ORARI I NDESHJEVE GJYSMËFINALE TË KUPËS

Fillimi i javës së ardhshme shënon rikthimin e futbollit në Kosovës pas po thuajse tre muajsh mungesë si pasojë e pandemisë COVID-19. Skuadrat elitare kanë nisur zyrtarisht stërvitjet tash e 10 ditë, megjithëse duket se shumica prej tyre po thuajse nuk i kanë ndërprerë ato fare, duke stërvitur fshehurazi edhe gjatë periudhës kur një gjë e tillë ishte e ndaluar. Federata e Futbollit e Kosovës, sot, e ka publikuar orarin e ndeshjeve të para gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës. Ndeshja e parë do të zhvillohet, të martën, më 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, derisa ndeshja tjetër ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, zhvillohet, të mërkurën, më 3 qershor, në stadiumin e qytetit në Suharekë. Ndeshjet e kthimit janë paraparë të zhvillohen më 17 qershor.


Orari i ndeshjeve
E martë, 2 qershor

18:00 Prishtina-Drenica

E mërkurë, 3 qershor
16:00 Ballkani – Feronikeli

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Apeli hedh poshtë ankimimin e Barçës, Messi mungon edhe ndaj Elches

Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle të Futbollit, ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Barcelona, ku kërkohej uljen e dënimit të...

Rashkaj e pranon se karrierës së tij te Kosova po i vjen fundi

Transferimi në kategorinë e dytë të Suedisë pritet të zvogëlojë gjasat që Anel Rashkaj të marrë ftesë tjetër nga Përfaqësuesja e Kosovës...

Vedat Muriqi ‘hero’, e dërgon Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio ka shënuar fitore ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.

Recent Comments