No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PREMTOI 11 MIJË TESTE PËR COVID-19, SOLLI KITE!!!

PREMTOI 11 MIJË TESTE PËR COVID-19, SOLLI KITE!!!

Presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi e ka “përmbushur” premtimin e tij për të ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë për Covid-19. Megjithatë, ndonëse për shumë ditë u paraqit në media nga Gjermania në çdo emision sportiv dhe deklaroi se do t’i dhurojë 11 mijë teste për koronavirus, numri një i FC Prishtina në fund solli në Kosovë vetëm 1 mijë kite.

E në fakt, ato nuk janë teste për Covid-19, por vetëm kite që e ndihmojnë procesin e testimit.

Ka qenë vetë zyrtari për informim i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ai i cili e ka konfirmuar se donatori Remzi Ejupi në IKSHPK ka dorëzuar kite dhe jo teste për Covid-19.

“Remzi Ejupi ka dorëzuar të shtunën 1000 kite në IKSHPK. Ato nuk janë teste, por ndihmojnë në përfundimin e procedurës së testimit”, ka thënë Hoti.

Kësisoj, del se presidenti i FC Prishtina qëllimisht manipuloi mediat dhe opinionin se kinse Kosovës do t’ia sjellë 11 mijë teste për t’u shndërruar në ‘hero’ të ditës, në periudhën kur edhe vet shteti kishte telashe për të siguruar qoftë edhe 1 mijë teste për Covid-19.

Ndërkohë, vetë zyrtarët e klubit të cilin ai e udhëheq e kanë pranuar se tash e disa muaj janë në krizë dhe se Ejupi nuk ka dhënë asnjë cent për futbollistët që nga fillimi i pandemisë, duke i paguar futbollistët për pagat e mbetura borxh vetëm me mjetet e dhuruara nga FFK.

Do të ishte shumë më korrekte nga ana e tij që në këtë periudhë të vështirë t’i qëndronte afër futbollistëve të klubit të tij nga të cilët kërkon daljen në Evropë,  e jo të jepte premtime kote për testet për Covid-19.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona afër bankrotimit… Zbulohet dëmi që ka shkaktuar Bartomeu

Barcelona po kalon një krizë ekonomike të paparë. Kjo dallohet edhe te lajmi i konfirmuar nga raporti vjetor financiar i klubit blaugrana, i cili...

U shkarkua por Lampard merr lëvdata nga pronari i klubit

Është zyrtare! Chelsea e ka shkarkuar trajnerin Frank Lampard. Me këtë rast, presidenti Roman Abramovich donte ta falënderonte ish-kapitenin për punën e bërë, duke...

FBK vendos që “Final 8” të luhet në Suharekë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim të ri për ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës. Fillimisht ishte paraparë që kjo ngjarje e madhe...

Spanja po përgatitet që ndeshjen me Kosovën ta luajë në territorin e saj

Gazeta e njohur spanjolle, Marca, ka shkruar sërish për ndeshjen e futbollit në mes të Spanjës dhe Kosovës. Ndeshja do të luhet më 31...

Recent Comments