No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A LAJM I MIRË PËR IBRËN, ANALIZA KONFIRMON NJË LËNDIM TË LEHTË

LAJM I MIRË PËR IBRËN, ANALIZA KONFIRMON NJË LËNDIM TË LEHTË

Frika ka kaluar dhe Zlatan Ibrahimovic mund të marrë frymë thellë tashmë, sepse pas analizave të kryera në klinikën “Colombus” është konfirmuar se tendina e Akilit nuk është dëmtuar dhe se shumë shpejt do të jetë në fushën e lojës.

Gjiganti suedez u ndal ditën e djeshme gajtë stërvitjes dhe frika më e madhe ishte për një dëmtim në tendinën e Akilit, që do të përkthehej në një pushim disa mujor, por analizat e detajuara konfirmuan vetëm një dëmtim të muskulit të pulpës së djathtë.

Tani Ibra do të pushojë dhe të nisë menjëherë terapitë rehabilituese, ndërsa pas 10 ditësh është parashikuar një tjetër kontroll, që do të përcaktojë saktësisht datën se kur mund të jetë gati për të luajtur.

Megjithatë parashikimet paraprake flasin për një ndalesë për maksimumi një muaj dhe në fund të qershorit suedezi do të jetë gati të ndihmojë skuadrën e Piolit për të mbyllur me sukses pjesën e mbetur të sezonit.

Kontrata e Ibrahimovic me Milanin do të përfundojë menjëherë pas mbylljes së sezonit, ndërsa kuqezinjtë po negociojnë që të rinovojnë edhe për një tjetër sezon, duke qenë se forma e shfaqur nga suedezi në fushë, ka dhënë garanci të mëdha.

Megjithatë e ardhmja e tij është e lidhur ngushtë edhe me fatin e Stefano Piolit në pankinë, pasi nëse italiani qëndron, do të këmbëngulë për qëndrimin e Ibrës, ndërsa krejt e kundërta do të ndodhë nëse vjen gjermani Rangnick, që më shumë se suedezin, preferon të punojë me elementë të rinj.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Berat Rexha, zëri kumbues i Dardanëve në çdo stadium

Asnjëherë nuk është e lehtë të gjesh fjalë e të shkruash kur e humb një person me të cilin të lidhin kujtimet...

Kreu i FFK-së ngushëllon Dardanët

Prishtinë, 2 mars, 2021 E nderuara familje e Berat Rexhës! Të nderuar drejtues dhe anëtarë të...

Ndryshon orari i ndeshjes Ballkani – Drenica

Ndeshja e javës së 23-të e Superligës ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës, do të zhvillohet ditën e premte, më 5 mars, në orën...

Bartomeu para gjykatës, çështja mund të jetë edhe më serioze

Pasi kaloi natën në stacionin e policisë Les Corts, Josep Maria Bartomeu, ish-presidenti i Barcelonës, u transferua këtë të martë në mëngjes...

Recent Comments