Komuna e Narbonnes në Francë nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar në Facebook ka shkruar se në Kosovë edhe sot e kësaj dite nuk e harrojnë miqësinë me popullin francez dhe atë çfarë kanë bërë qytetarët e Narbonnes për popullin e Kosovës. Në fakt, ditë më parë në mediat kosovare bënë bujë disa foto të publikuara nga turneu i vitit 1995 për grupmoshat e reja, kur presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi e kishte bërë të mundur që Kosova (P) të udhëtonte në Francë me ftesë të Christian Bergerit, me ç’rast kishte fituar trofeun e turneut në Narbonne me grupmoshën 10-vjeç.
