No menu items!
Ballina SPORTE TJERA FIBA PUBLIKON UDHËZIMET PËR KTHIMIN E BASKETBOLLIT

FIBA PUBLIKON UDHËZIMET PËR KTHIMIN E BASKETBOLLIT

FIBA ka publikuar rekomandime për kthimin në basketboll me udhëzimet për Federatat Kombëtare cilat janë përball me pandeminë COVID-19. Një mjet specifik për vlerësimit të rrezikut është prodhuar gjithashtu në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetit.

Udhëzimet e FIBA, të botuara në anglisht, frëngjisht dhe spanjisht, janë kryesisht për Federatat Kombëtare që janë duke kërkuar drejtim dhe këshilla për rinisjen e aktiviteteve dhe garave të basketbollit. Udhëzimet dhe mjeti i vlerësimit të rrezikut do të shërbejnë si një listë kontrolli për të siguruar që vendimet mbi ngjarjet në basketboll bazohen në një vlerësim të rreziqeve dhe shansave më të mira për një rifillim të suksesshëm.

Udhëzimet janë hartuar nga Kryetari i Komisionit Mjekësor FIBA, Dr. Peter Harcourt nga Australia, pas konsultimit të tij me Grupin Këshillimor Mjekësor FIBA ​​COVID-19, dhe gjithashtu të dy Komisionet e Mjekëve dhe Lojtareve të FIBA-s.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do t’i analizojë në detaje Udhëzuesit dhe materialet tjera të përgatitura nga FIBA dhe do të veprojë konform situatës në vendin tonë duke respektuar maksimalisht vendimet e autoriteteve përgjegjëse në Kosovë.

FBK së fundi e ka përgatitur Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit dhe i njëjti pritet të hyjë në fuqi nga 1 qershori, në rast se Ministria e Shëndetësisë e jep dritën e gjelbër për hapjen selektive të aktiviteteve sportive që bën pjesë në fazën e tretë, e cila është paraparë të fillojë më 1 qershor.

FBK do të vazhdojë të përditësojë të gjitha klubet dhe grupet tjera të interesit të Federatës me më të rejat që kanë të bëjnë me masat për rikthimin në fushat e basketbollit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin

Jurgen Klopp ka lavdëruar cilësitë e portierit të Liverpool, Alisson. Ai ka folur edhe për vlerën që ka Xherdan Shaqiri gjatë mbrojtjes së titullit...

Torino zyrtarizon trajnerin e ri, emëron një mjeshtër mbijetese

Davide Nicola është trajneri i ri i Torinos, i cili zëvendëson të shkarkuarin Marco Giampaolo. Gjithçka është zyrtare dhe për Nicola do...

I jashtëzakonshmi Granit Xhaka

Granit Xhaka dhuroi një paraqitje spektakolare në fitoren 3-0 të Arsenalit kundër Newcastle United në kuadër të javës së 19-të në Ligën...

Kapiteni i Kosovës U-19 në pritje të debutimit në Superligën turke

Veton Tusha në fillim të muajit bëri hapin e madh në karrierë. Nga Vardari i Shkupit kompletoi transferimin te Denizlispori, skuadër që...

Recent Comments