No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PRESIDENTI I FFK-SË URON FITËR BAJRAMIN, ME SHPRESË PËR RIKTHIM TË FUTBOLLIT

PRESIDENTI I FFK-SË URON FITËR BAJRAMIN, ME SHPRESË PËR RIKTHIM TË FUTBOLLIT

Të nderuar,
Futbollistë, trajnerë, drejtues të klubeve, staf i ekipeve kombëtare, punëtorë të administratës së FFK-së dhe të klubeve, anëtarë të organeve të FFK-së, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë, qytetarë të Republikës së Kosovës!

Kam kënaqësinë që në emrin tim dhe të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së të gjithë besimtarëve islam t’ju uroj përzemërsisht Fitër Bajramin, me përgëzimet më të mira.

Uroj që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin dhe të gjitha veprat tuaja të mira gjatë muajit të Ramazanit.

Këtë vit u ballafaquam me problemin global të virusit Covid-19, andaj edhe lutjet tona shkojnë për shëndet në familjet tuaja dhe për tejkalim sa më të shpejtë të kësaj pandemie.  

Uroj që kjo festë të ju gjen të bashkuar, solidarë dhe me respekt e përkujdesje për njëri-tjetrin, me shpresë që sa më shpejt t’i kthehemi aktiviteteve tona të përditshme dhe lojës sonë të përbashkët – futbollit!

Begati dhe harmoni në familjet tuaja!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

U hodh shorti për Kupën e Kosovës në futsall

Sot në zyrën e Komisionit të futsallit në prezencë të kryetarit dhe të komisarit të garave është bërë tërheqja shortit për rrethin...

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Recent Comments