Trepça ‘89 dhe Ferizaj kanë marrë rezultate të mira nga testet për koronavirus.
Anëtarët e dy klubeve kanë dalë negativ në këto teste, përcjellë Gazeta Olle.
“KF Trepça’89 kalon me sukses testet për virusin “Covid 19”
Klubi jonë sot mori lajmin e mirë sepse sot dolën testet për “Covid 19”, ku të gjithë lojtarët dhe stafi i klubit rezultuan negativ ndaj virusit.
Lojtarët dhe stafi i klubit u testuan dje në stadiumin “Riza Lushta”.
Ju urojmë të gjithë klubeve dhe sportistëve të kalojnë testet ndaj virusit “Covid 19”, ka njoftuar Trepça ‘89.
“IKSHPK ka dalur me rezultatet e testeve që i ka bërë sot skuadrës tonë, ku për fat të mirë të gjithë futbollistët e klubit tonë staffi teknike dhe personeli i klubit tonë kanë dalur negativ në testimin për COVID19.
Ne si klub do të vazhdojmë me stërvitje normale, por me kujdes të madhë.
Ne jemi duke u pregatitur maksimalisht për të arritur synimet tona”, bën të ditur Ferizaj.