No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK ZYRTARIZON NDRYSHIMIN ME 5 ZËVENDËSIME

FFK ZYRTARIZON NDRYSHIMIN ME 5 ZËVENDËSIME

Edhe Federata e Futbollit të Kosovës ka zyrtarizuar vendimin për të lejuar nga pesë zëvendësime për skuadër në vazhdim të kampionatit. Vendimin e mori IFAB-i kohë më parë, me propozim të FIFA-s.

Por organizatorët e garave e kanë pasur të drejtën të vendosin nëse do të aplikojnë ndryshimin. Në futboll zakonisht lejohen tri zëvendësime të lojtarëve për skuadër në ndeshje, por për të përballuar më lehtë ndeshjet dhe ngarkesën, organi përgjegjës për rregulla ka lejuar përkohësisht pesë zëvendësime, për edicionin aktual.

“Komisioni i Gjyqtarëve e ka aprovuar këtë ndryshim dhe ai do të zbatohet në vazhdimin e garave të këtij edicioni si në garat e Kupës së Kosovës ashtu edhe në kampionat. Kjo do t’iu mundësojë skuadrave që ta kenë më të lehtë përballimin e orarit të ndeshjeve në vazhdim”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

të lehtë përballimin e orarit të ndeshjeve në vazhdim.

Ndryshimi i përkohshëm i rregullit të zëvendësimeve

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kosovë – Lituani, miqësorja e marsit

Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022, njofton FFK. Marrëveshja...

Spektakël në Bergamo: Shënojnë Gjimshti dhe Muriqi, kualifikohet Atalanta

Atalanta dhe Lazio zhvilluan një ndeshje shumë të bukur mes tyre, por në fund festuan zikaltrit pas fitores 3-2, rezultat që kualifikon...

Neymar nuk e fsheh: Kjo është ëndrra ime

Fansat bëjnë pyetje dhe Neymar përgjigjet. O’Ney i ka lënë takim të gjithëve për t’iu përgjigjur disa pyetjeve me formatin “e vërtetë apo gënjeshtër”. Nga pohimet...

Odegaard prezantohet në fanellën e Arsenalit

Martin Odegaard është lojtari më i ri i Arsenalit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez, përmes një postimi në “Twitter”. “Është...

Recent Comments