Federata e Futbollit e Kosovës e ka përmbyllur sot projektin e shpërndarjes së pakove ushqimore në Lidhjet Rajonale të Futbollit për familjet në nevojë. Gjatë këtyre dy ditëve është bërë shpërndarja e ndihmave në Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Prizren, derisa tashmë u mbetet LRF-ve që ato t’i shpërndajnë tek familjet skamnore në prag të festës së Fitër Bajramit. Këto pako ushqimore janë përgatitur nga FFK, derisa për to kanë kontribuuar edhe futbollistët e Kombëtares. Kjo nuk është hera e parë që FFK dhe futbollistët dardanë kobtribuojnë për familjet në nevojë.