Izair Emini është bërë futbollisti i parë i një skuadre të Superligës që ka dalë pozitiv me pandeminë e koronavirusit.
Futbollisti nga Maqedonia Veriore ka rezultuar pozitiv gjatë testimit të bërë dy ditë më parë, shkruan Gazeta OLLE.
Pas këtij rasti shumë klube kosovare kanë reaguar duke kërkuar testimin e gjithë futbollistëve por edhe anuliin e kampionatit.
Ndaj këtyre reagimeve ka dalë trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani.
Ky i fundit me anë të një postimi ka bërë disa pyetje për të gjithë futboll dashësit kosovar.
Më poshtë postimi i tij:

Në po të njëjtin postim ka reaguar edhe Presidenti i Gjilanit, Florim Zuka.
Zuka me anë të një komenti i ka quajtur frikacakë individët që nuk po dëshirojnë vazhdimin e kampionatit.
“Të lumtë Toki, nuk kem faj ne që dikujt ju ka fut në palc frika sikurse t’kish ra bomba atomike edhe pse ne edim cila bomb. Nuk ka më kurdisje e pislliqe në kampionat për atë nuk po ju konvenon frikacakëve”, ka shkruar Zuka në komentin e tij.