No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR MUNISHI GODET TËRTHORAZI TOVËRLANIN

MUNISHI GODET TËRTHORAZI TOVËRLANIN

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi është shumë i lumtur që të gjithë lojtarët e Superligës do të jenë në gjendje të testohen para rifillimit të kampionatit të futbollit në Kosovës.

Munishi tha se ky vendim i FFK-së në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë është shumë i mirëpritur.

“Vendimi është jashtëzakonisht i mirë,është dashtë prej fillimit të mirret ky vendim – e jo pas presionit që kemi bërë, megjithatë sidoqoftë ne jemi shumë të kënaqur me këtë veprim. Po presim me padurim rifillimin e kampionatit”, tha fillimisht Munishi për ‘GazetaBlicSport’.

Trajneri i mirënjohur kosovar më pas dha edhe një koment shtesë, ku parashikoi se edhe disa trajnerë duhet të testohen.

“Unë kisha propozu që edhe disa trajnerë të testohen, sepse ju ka bërë dëm karantina në gjendjen e tyre psiqike dhe kraHhas testimit shëndetësor – t’i bëhet edhe testimi psiqik – sepse na ka bë pak dëm kjo karantinë”, tha Munishi (qesh).

Në fund, Munishi tregoi se FFK ka kontaktuar klubin e tyre dhe tashmë janë duke u përpiluar listat për testimin e tyre.

“Sot është kontaktuar klubi jonë, pra drejtuesit dhe tani janë duke e përpliuar listën për testime”, përfundoi Munishi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Turqi, të gjithë të çmendur për Ozil: fluturimi i tij ka qenë më i ndjekuri i të gjithë kohërave

Mesut Ozil i ka dhënë fund aventurës tek Arsenal dhe  shumë shpejt do të luajë për Fenerbahce, skuadra e zemrës së tij pavarësisht se...

Ibrahim Kelmendi akuzon Remzi Ejupin se u zhvati 2.5 milionë

Ibrahim Kelmendi ka dhënë detaje të reja nga konflikti mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit se a i mori para për ta bërë këngën...

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Recent Comments