No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR ISH-GJYQTARI SPANJOLL: 90%E GJYQTARËVE JANË ME REALIN

ISH-GJYQTARI SPANJOLL: 90%E GJYQTARËVE JANË ME REALIN

Ish-gjyqtari i La Ligës, Eduardo Iturralde Gonzalez ka pohuar se 90 për qind e gjyqtarëve në Spanjë janë për Real Madridin, ndërsa 10 për qind të tjerë janë nga Barcelonën.

53-vjeçari, i cili tani është në pension pasi ka gjykuar 291 ndeshje në 17 sezonet e La Ligës, ka folur për këtë temë në një emision në El Larguero.

Kur e pyetën sa gjyqtarë janë për Los Blancos dhe sa janë për Barcën, Gonzalez u përgjigj me një raport befasues “90% -10%” në favor të Real Madridit.

“Pavarësisht nëse Barcelona e pëlqen apo jo, 70 për qind e popullatës – duke përjashtuar Kataluninë – është e Madridit”, shtoi Gonzalez.

Kjo nuk është hera e parë që Gonzalez ka bërë një deklaratë kaq të guximshme, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe në vitin 2014 për gazetën Marca.

“Gjyqtarët e futbollit spanjoll nuk vijnë nga Marsi. Ju bëheni gjyqtar sepse ju pëlqen futbolli, dhe nëse ju pëlqen futbolli nuk mendoj se ka ndonjë që nuk e pëlqen një ekip”.

“Jam me fat që kam lindur në Bilbao dhe në Bilbao njerëzit janë me Athletic. Sidoqoftë, në pjesën tjetër të Spanjës shumica janë me Real Madridin ose Barcelonën sepse ato janë skuadra fituese, dhe kjo është e vërteta”.

“Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kur ata gjykojnë Real Madridin, ata nuk janë profesionistë”, kishte deklaruar Gonzalez.

Por, gjithsesi ajo deklaratë e shkaktoi polemikë në atë kohë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ramadani flet para duelit me Dritën

FC Prishtina tash e disa ditë ndodhet në Antalia të Turqisë për përgatitje intensive për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar,...

Muriqi: Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola

Vedat Muriqi ka folur pas fitores ndaj Parmas në kuadër të Coppa Italia të cilën ishte bërë protagonist. Muriqi...

Ja si duket trofeu i Superkupës

Superkupa e Kosovës  për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve ‘dardan’. Përballë njëra tjetrës në Antalia do të vihen skuadra...

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Recent Comments