No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR HIGUAIN NIS BISEDIMET ME NJË KLUB AMERIKAN

HIGUAIN NIS BISEDIMET ME NJË KLUB AMERIKAN

E ardhmja e Gonzalo Higuain duket gjithmonë e më larg Juventusit, pasi i ka mbetur vetëm një sezon në kontratë dhe klubi bardhezi do të provojë ta largojë këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero një vit më vonë.

Sulmuesi argjentinas nuk bën më pjesë në planet e Sarrit, ndaj së fundi po flitet gjithmonë e më shumë për mundësitë e transferimit të tij në kampionatin amerikan, ku disa skuadra kanë shfaqur interes.

Por siç raporton “Washington Post”, në faqet e saj sportive, Higuain ka nisur kontaktet me DC United, skuadër në të cilën edhe vëllai i tij më i madh, Federico Higuain është pjesë si futbollist dhe si ndihmës trajner.

Në këtë mënyrë sulmuesi argjentinas do të bashkohej me një pjesë të familjes, për të cilën ka thënë se i ka munguar shumë gjatë viteve që ka luajtur futboll në Europë, megjithatë për momentin nuk ka asgjë konkrete.

Kjo pasi te Juventusi nuk kanë ndërmend të heqin dorë pa marrë një shifër prej 10-15 milionë eurosh për kartonin e tij, ndaj mbetet për t’u parë gatishmëria e drejtuesve të klubit amerikan për të paguar këtë shumë.

Gonzalo Higuain iu bashkua Juventusit në verën e 2016-ës dhe në 95 ndeshje me fanellën bardhezi, ka arritur të shënojë 45 gola, por prej dy sezonesh e ka humbur besimin e drejtuesve dhe tani është në listën e atyre që duhet të largohen.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

MARCA shkruan për Prishtinën; Para se të vinin në Spanjë vizituan heronjtë e tyre

Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës. Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme...

Veton Tusha prezantohet te skuadra turke Denizlispor

Futbollisti i ri kaçanikas, Veton Tusha, është prezantuar sot te skuadra turke, Denizlispor. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysmë me klubin...

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë

Zinedine Zidane tha se mospërballja në finale të Superkupës së Spanjës me Barcelona nuk ishte një dështim për të tijtë, pasi ata u mundën...

Drejtuesi i Trepçës’89 konfirmon largimin e tre futbollistëve

Sikurse skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës në futboll, edhe Trepça ’89 i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Ekipi mitrovicas po stërvitet...

Recent Comments