No menu items!
Ballina SPORTE TJERA E BUJSHME; TRAJNERI KOSOVAR MERR DREJTIMIN E BAYERN MUNICHUT

E BUJSHME; TRAJNERI KOSOVAR MERR DREJTIMIN E BAYERN MUNICHUT

Sukseset e shqiptarëve nëpër botë vazhdojnë edhe në sporte tjera, jo vetëm në futboll.

Së fundmi një hap të madh në karrierën e tij të pasur e ka bërë edhe trajneri i hendbollit nga Gjilani, Fadil Kqiku, i cili ka marrë drejtimin e Bayern Munichut.

Gjilanasi që ka qenë një hendbollist i famshëm në Kosovë do të drejtojë ekipin e parë të hendbollit të gjigantit gjerman Bayern Munich.

Kqiku ka nënshkruar kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për dy vjet të tjera.

Në një prononcim për “Telegrafin” Kqiku që ka qenë edhe trajner i Kombëtares së Kosovës, është shprehur shumë i lumtur me këtë kontratë të re.

“Kam nënshkruar kontratë me Bayernin 3+2 vjet në ekipin e parë, konkurrencën e meshkujve në hendboll”.

“Deri më tani ka ecur shumë mirë edhe kontrata është trevjeçare, por nëse kemi suksese, atëherë vazhdohet automatikisht edhe për dy vjet të tjera”, u shpreh Kqiku.

Kqiku ka 20 vjet që është trajner hendbolli në Gjermani, teksa ai ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës A, por edhe në U-18.

Sa ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës U-18 në kampionatin evropian të zhvilluar në Austri, për herë të parë Dardanët morën dy fitore dhe atë e bënë nën udhëheqjen e Kqikut.

“Jam krenar me suksesin që kam arritur me Kosovën në Kampionatin Evropian dhe me djelmoshat që kisha në Kombëtare”, u shpreh Kqiku.

Kqiku synon që ta ngrejë Bayernin në nivelet më të larta të hendbollit gjerman, pasi ai njihet për sukseset e mëdha në regjionin e Bayernit dhe Augsburgut me shumë klube ku ka punuar.

Trajneri gjilanas gjatë karrierës së tij si hendbollit ka luajtur në Kosovë për Bozhurin e Gjilanit, ndërsa në elitën e hendbollit gjerman për TSV Milbertshofen.

Kqiku ka thënë se është i lumtur që jeton dhe vepron me një vend si Gjermania, ku vlerësohet puna dhe suksesi.

“Jam shumë i lumtur që jetoj në një vend si Gjermania, ku puna e drejtë dhe sukseset vlerësohen shumë”.

“Rezultatet e mira që kam arritur deri tani janë vlerësuar nga Bayerni dhe për këtë kam nënshkruar këtu”, ka deklaruar Kqiku.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Rezultatet e mira në Turqi, Ballkani shpreson t’i vazhdojë edhe në Kosovë

Ballkani të mërkurën do ta luajë ndeshjen e fundit përgatitore në Antalia të Turqisë, para se të premten të kthehet në Kosovë....

Eriksen hesht Conten dhe i jep kualifikimin, Ibra lë në baltë Milanin!

Dramë, dramë, dramë! Interi u kualifikua në kupën e Italisë pas fitores 2-1 kunder Milanit. Goli i fitores u shënua në minutën e 90’+7′...

Debat “rrugaçësh” Ibra-Lukaku

Përplasja ndërmjet Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovic ishte një prej më të fortave të mbrëmjes. Rezultati i ndeshjes doli në plan të dytë...

Ulpiana prezanton fanellat e reja, që janë me shumë stil

KF Ulpiana ka bërë një ndryshim të rëndësishëm para fillimit të stinorit pranveror. Lipjanasit kanë ndryshuar zyrtarisht fanellën e...

Recent Comments