No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR 8 FUTBOLLISTË TË GJILANIT KRYEJNË TESTET, TË GJITHË DALIN NEGATIV

8 FUTBOLLISTË TË GJILANIT KRYEJNË TESTET, TË GJITHË DALIN NEGATIV

Skuadrat e Superligës së Kosovës kanë tri ditë që kanë rifilluar përgatitjet për vazhdimin e pjesës së mbetur të kampionatit, pas pezullimit prej dy muajsh si rezultat i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Kurse gjatë ditës së sotme skuadra e Gjilanit ka njoftuar se gjashtë futbollistët e tyre dhe trajneri Mezani kanë kryer testin për koronavirus.

Sipas njoftimit të SC Gjilanit, që të gjithë kanë rezultuar negativ dhe tashmë do të lejohen t’i bashkohen ekipit në stërvitje.

“Sot futbollistët tanë, Oltion Rapa, Shkëlzen Ruçi, Gerhard Progni, Fjoart Jonuzi, Sebino Plaku, Franc Veliu dhe kryetrajneri Gentian Mezani, kanë kryer testet për COVID-19 dhe të cilët të gjithë kanë rezultuar negativ.

Testet e kryera sot, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës, u japin dritën e gjelbërt futbollistëve dhe kryetrajnerit, që pas një jave në izolim në qendrën studentore në Prishtinë, të lirohen dhe të vazhdojnë izolimin në shtëpitë e tyrë.

Gjithashtu pas testimeve të kryera ditën e djeshme në Maqedoni dhe Mal të Zi, kanë rezultuar negativ edhe futbollistët, Muhamed Useini dhe Darko Nikaç”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Rezultatet e mira në Turqi, Ballkani shpreson t’i vazhdojë edhe në Kosovë

Ballkani të mërkurën do ta luajë ndeshjen e fundit përgatitore në Antalia të Turqisë, para se të premten të kthehet në Kosovë....

Eriksen hesht Conten dhe i jep kualifikimin, Ibra lë në baltë Milanin!

Dramë, dramë, dramë! Interi u kualifikua në kupën e Italisë pas fitores 2-1 kunder Milanit. Goli i fitores u shënua në minutën e 90’+7′...

Debat “rrugaçësh” Ibra-Lukaku

Përplasja ndërmjet Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovic ishte një prej më të fortave të mbrëmjes. Rezultati i ndeshjes doli në plan të dytë...

Ulpiana prezanton fanellat e reja, që janë me shumë stil

KF Ulpiana ka bërë një ndryshim të rëndësishëm para fillimit të stinorit pranveror. Lipjanasit kanë ndryshuar zyrtarisht fanellën e...

Recent Comments