No menu items!
Ballina SUPERLIGA VALON ZYMBERI JEP DETAJE PËR LOJTARIN ME KORONAVIRUS TE DRITA

VALON ZYMBERI JEP DETAJE PËR LOJTARIN ME KORONAVIRUS TE DRITA

Superliga e Kosovës ka dy ditë që ka marrë “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë për rikthmin në fusha të blerta.

Kështu pas vendimit skuadrat kosovare kanë filluar të përgatiten sa më mirë për rifillimin e garës.

Pak minuta më parë skuadra e Dritës ka lëshuar komunikatë ku tregon se një lojtar i tyre ka rezultat pozitiv me COVID-19.

Ky lojtari deri më tani nuk ka shfaqur simptoma dhe do të vijojë të qëndroj i izoluar në shtëpi.

Valon Zymberi  ka konfirmuar lajmin se bëhet fjalë për njërin prej dyshes Izeir Emini e Ejron Vucaj.

“Bëhet fjalë për njërin nga këta dy futbollistë por nuk e dimë sesa është e rekomanduar nga IKSHP të zbulohet emri”, tha fillimisht Zymberi.

“Futbollisti ka stërvitur vazhdimisht madje edhe ka agjeruar muajin e ramazanit. Në momentin kur i është bërë testi në vendin ku jeton dhe me atë testë të vjen drejt Kosovës ka rezultuar pozitiv ku më pas është vetë futur në karantinë”, përfundoj Zymberi për Gazetën Olle.

Ky i fundit ka thënë se futbollistit në fjalë do t’i ofrojnë mbështetje maksimale, ndërsa gëzon shëndet të mirë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ramadani flet para duelit me Dritën

FC Prishtina tash e disa ditë ndodhet në Antalia të Turqisë për përgatitje intensive për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar,...

Muriqi: Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola

Vedat Muriqi ka folur pas fitores ndaj Parmas në kuadër të Coppa Italia të cilën ishte bërë protagonist. Muriqi...

Ja si duket trofeu i Superkupës

Superkupa e Kosovës  për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve ‘dardan’. Përballë njëra tjetrës në Antalia do të vihen skuadra...

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Recent Comments