No menu items!
Ballina Opinione RRËFIM PËR LEGJENDËN E FUTBOLLIT DHE TË GAZETARISË

RRËFIM PËR LEGJENDËN E FUTBOLLIT DHE TË GAZETARISË

Shkruan: Xhavit KAJTAZI
1.
20 maji i vitit 1946 per familjen e shkrimtarit Tajar Hatipi, do te ishte nje gezim i papershkrueshem, ndersa per futbollin e Kosoves nje yll qe do te shkelqente fuqishem.

Solli ne jete nje emer qe per pak kohe do te behej idhull i adhuruesve te Klubit te futbollit Prishtina.

Solli ne jete mjeshtrin e gazetarise sportive, qe e ka qare, qofte edhe nje lajm te vetem e mos te flasim per shkrimet e tij per sportin, sidomos per futbollin…

Per fat te madh timin, pata nderin qe te punojme bashke, fillimisht ne tri revista: “Reflekse sportive”, “Top Sporti” dhe “Historia e kultures fizike dhe sportit te Kosoves”,e me pas edhe ne te perditshem “Rilindja”.

Talenti i tij u zbulua edhe ne zejen e trajnerit, kur me skuadrene tij te zemres, Prishtinen, fitoi Kupen e Kosoves ne vitin 1995.

Burimi. ka mundur te jete edhe basketbollist i rryer, edhe pingpongist edhe notar , edhe shkrimtar… Por, futbollit ia thoshte per mrekulli.

2.
Burimi me ka dashur shume. Me ka perkrahur me tere qenien… Kisha fatin e madh qe me mjeshtrin e penes dhe te futbollit te punonim bashke gjate vitit 1995 ne gazeten “Rilindja”.

Ne kujtim te kolegut tim, ne kete dite maji, i ngujuar, per ta gjunjezuar Virusin Korona, po i ndaj disa rrefime per ata qe e kane njohur nga afer dhe me shume per ata mijera adhurues te futbollit dhe te gazetarise sportive…

3.
Na ra te punonim shkurt ne gazeten “Rilindja”… Por per nje vit se bashku ne gazete dhe kater te tjere (1991 – 1995) ne dy revista kaluam bashke nje periudhe jashtezakonisht te rendesishme per gazetarine dhe sportin e Kosoves, ne kohen kur jeta jone zhvillohej si neper teh te shpates.

Te kesaj periudhe po i ndaj me ju disa kujtime…

4.
Kur po drejtonte Prishtinen, qe ne vitin e tij te pare ne zejen e trajnerit, Burimi fitoi Kupen e Kosoves per vitin 1995…

“Burim, cka ka dicka te vecante suksesi yt i pare ne zejen e trajnerit?”, e pyeta shkurt, asokohe trajinerin e Prishtines.
Pergjegja e tij ishte e shkurter, e sakte dhe e drejtperdrejte…

“O Xhavit! Ne futbollin tone, qe po zhvillohet ne kushte e rrethana te jashtezakonshme, e ke veshtire vetem deri sa te shenosh nje gol. Me pas vetem gjuaje topin lart e me lart dhe fitoren e ke ne xhep!”…

Qesha une, qeshi edhe Burimi…

5.
Kujtimi tjeter lidhet me shkrimet qe une i beja e qe i pelqenin Burimit. Pasi kishte redaktuar nje raport nga ndeshja, ne lexim e siper me tha:

“Xhavit, mos e ngarko veten kaq shume… Me thjeshte, me thjeshte! Po me dhimbsesh qe po i perjeton ngjarjet sportive sikur kemi te bejme me ndonje tregim”, tha, ndersa une ia ktheva:

“O Burim! Nuk di ndryshe te shkruaj!… Ky eshte stili im”.
“Ne rregull, ne rregull, Xhavit. Mua po me pelqejne shume shkrimet qe po i ben, por po me duket se po shpenzon shume mund e energji”, me tha Burimi.

Une ia ktheva:

“Ky eshte stili im, dhe shkruaj pa ngarkese, cfaredoqofte ajo”.

6.
Po ne vitin 1995, mjeket e Shoqates Bamirese “Nena Tereze” erdhen ne Pallatin e shtypit “Rilindja” per te bere nje kontroll mjekesor te punetoreve… Pasi kishte kryer kete kontroll, e pash te kishte nje shqetesim.

Doajenët e gazetarisë sportive: Burim Hatipi, Abaz Dula, Ali Shala

“Per nder, burra, kohet e fundit nuk po e ndiej veten mire. Po kam shqetesime, disi sikur po me shtregon dicka ne gjoks”, u ankua Burimi…

Ketu po e mbylli fjalen time… Te tjerat i dini… Mos ta harrrojme kurre!…

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Turqi, të gjithë të çmendur për Ozil: fluturimi i tij ka qenë më i ndjekuri i të gjithë kohërave

Mesut Ozil i ka dhënë fund aventurës tek Arsenal dhe  shumë shpejt do të luajë për Fenerbahce, skuadra e zemrës së tij pavarësisht se...

Ibrahim Kelmendi akuzon Remzi Ejupin se u zhvati 2.5 milionë

Ibrahim Kelmendi ka dhënë detaje të reja nga konflikti mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit se a i mori para për ta bërë këngën...

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Recent Comments