No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR RRAHMANI FLET PËR NDESHJEN ME MAQEDONINË E VERIUT, “MOHON” ME DIPLOMACI LIDHJEN...

RRAHMANI FLET PËR NDESHJEN ME MAQEDONINË E VERIUT, “MOHON” ME DIPLOMACI LIDHJEN ME ANNA LIKËN

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka thënë se Dardanët po e presin me padurim ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it për Europian kundër Maqedonisë së Veriut. “Ndeshjen me Maqedoninë e Veriut e kemi pritur gjatë, ndoshta tash edhe është stërgjatur. Kemi qenë të gatshëm edhe në mars, po edhe në qershor. Megjithatë, ndoshta më mirë që s’ndodhi në qershor që të luhet pa tifozë. Shpresoj që në tetor ose nëntor, kurdo që vendoset të luhet do të ketë tifozë, pasi është një prej ndeshje më të rëndësishme për ne deri më tash”, ka theksuar Rrahmani në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun” në RTK1, transmeton Futbolli.info.

Ai tutje ka treguar se tash e 7 ditë është duke stërvitur me ekipin e Veronës në grupe të vogla, derisa është shprehur i lumtur që ka nënshkruar për Napolin dhe në edicionin e ri do të jetë pjesë e napolitanëve. Rrahmani ka thënë se nëse gjithçka shkon mirë te Napoli, atëherë gjasat janë të mëdha që në një të ardhme të jetë pjesë e ndonjë klubi të madh anglez.

Ndërkaq në pyetjen e “Bufit” nëse është në lidhje dashurie me aktoren e njohur shqiptare Anna Lika, kapiteni i “Dardanëve” u tregua mjaft ‘diplomat’. Edhe pse fillimisht e mohoi, në nënpyetjen nëse ka pasur diçka ndërmjet tyre ai hoqi kufjet nga veshi dhe tha se nuk po dëgjohet pyetja, gjë e cila solli të qeshura të mëdha në studio.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Atalanta kthen me këmbë në tokë Milan-in, fiton bindshëm në San Siro

Atalanta ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në San Siro kundër Milan-it. Kryesuesit e Serisë A janë mposhtur 3-0 në shtëpi, por kanë arritur...

Peja pëson humbje nga Ponte Prizreni

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 89:81 (21:24, 25:18, 23:16, 20:23), në kuadër të javës së 17-të në Superligën...

Presidenti i FFK-së: Shpresoj që së shpejti të kthehen tifozët, janë hijeshia e kampionatit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar FC Prishtina për suksesin e arrirur sot në ndeshjen e Superkupës, por njëherësh ka përgëzuar edhe futbollistët...

Sigal Prishtina mposht Rahovecin

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit në udhëtim 75:93 (16:19, 27:23, 15:22, 17:29), në kuadër të javës së 17-të në Superligën...

Recent Comments