No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR MINISTRIA E SHËNDETËSISË MOHON TË KENË ARRITUR 1000 TESTET E PARALAJMËRUARA NGA...

MINISTRIA E SHËNDETËSISË MOHON TË KENË ARRITUR 1000 TESTET E PARALAJMËRUARA NGA REMZI EJUPI!

Ditë më parë, presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi tha se 1 mijë teste për koronavirus tashmë janë në Kosovë.

Këto do të ishin 1 mijë testet e para nga 11 mijë, sa tha se kishte siguruar për të ndihmuar futbollin kosovar, shkruan Periskopi.

“Rreth 1.000 mijë teste tashmë kanë mbërritur në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër pritët të vijnë në ditët në vazhdim, pasi janë në procedura të dokumentimit” – tha Ejupi për “Infokusin” të hënën.

Periskopi i ka dërguar e-mail Ministrisë së Shëndetësisë për ta pyetur nëse ka pranuar testet, duke marrë këtë përgjigje:

“Donacioni i pronarit te Eurokohes, z. Remzi Ejupi eshte aprovuar nga MSH. Por, 1000 kitet e para per ekstrahim prej kontigjentit te paralajmeruer prej 10 000-11000 kiteve, ende nuk ka arritur dhe pranuar ne IKSHPK,” shkruhet në e-mailin e Ministrisë së Shëndetësisë për Redaksinë e Periskopit.

Përndryshe, nga dita e hënë edhe zyrtarisht klubet kosovare u janë rikthyer stërvitjeve, derisa në aksion për herë të parë do t’i shohim më 2 dhe 3 qershor kur do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Kosovës.

Ditën e sotme, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e konfirmoi për Periskopin se ndryshimi i vetëm në ndeshje do të jetë numri i zëvendësimeve – nga tri sa ishin, tash trajnerët mund t’i bëjnë pesë ndryshime gjatë takimeve.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

MARCA shkruan për Prishtinën; Para se të vinin në Spanjë vizituan heronjtë e tyre

Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës. Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme...

Veton Tusha prezantohet te skuadra turke Denizlispor

Futbollisti i ri kaçanikas, Veton Tusha, është prezantuar sot te skuadra turke, Denizlispor. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysmë me klubin...

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë

Zinedine Zidane tha se mospërballja në finale të Superkupës së Spanjës me Barcelona nuk ishte një dështim për të tijtë, pasi ata u mundën...

Drejtuesi i Trepçës’89 konfirmon largimin e tre futbollistëve

Sikurse skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës në futboll, edhe Trepça ’89 i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Ekipi mitrovicas po stërvitet...

Recent Comments