No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A ETRIT BERISHA E KRYEN TESTIN PËR COVID-19

ETRIT BERISHA E KRYEN TESTIN PËR COVID-19

Serie A ende nuk ka një datë për rifillimin, por të paktën klubet kanë marrë “OK”-in që të stërviten në grup. Para se kjo të ndodhë, duhet që futbollistët dhe stafet të kryejnë testet për COVID-19, nga dy herë, si dhe analizat e gjakut. Më pas mund të zbresin në fushë dhe të vijojnë përgatitjet.

SPAL është klubi i radhës që i ka testuar të gjithë, përfshirë edhe portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berishën. Ai, sikurse edhe të tjerët, kanë rezultuar të gjithë negativë dhe në klubin italian janë të qetë dhe mund të stërviten normalisht.

Tani, SPAL, por edhe klubet e tjera, pret datën e rifillimit të kampionatit. Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, ka paralajmëruar se më 28 maj do të ketë një takim tjetër dhe pritet që të vendoset se kur mund të luhet sërish në Serie A. Klubet vetë kanë rënë dakord që të rinisin më 13 qershor, datë që ata presin t’u konfirmohet nga autoritetet. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Devolli flet për fazën përgatitore, përforcimet e janarit si dhe objektivat e klubit

Drenica është njëri ndër klubet që ka pësuar më së shumti ndryshime në afatin kalimtar të janarit. Pikërisht për këtë arsye, kryetrajneri i kësaj...

Premtimet e Armand Dukës dhe Agim Ademit në futboll për 2021

Presidenti i “Federatës Shqiptare të Fubollit” Armand Duka dhe Presidenti i “Federatës të Fubollit të Kosovës” Agim Ademi ishin të ftuarit e...

U hodh shorti për Kupën e Kosovës në futsall

Sot në zyrën e Komisionit të futsallit në prezencë të kryetarit dhe të komisarit të garave është bërë tërheqja shortit për rrethin...

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Recent Comments