No menu items!
Ballina SUPERLIGA EDHE NË IPKO SUPERLIGË DO TË BËHEN 5 ZËVENDËSIME

EDHE NË IPKO SUPERLIGË DO TË BËHEN 5 ZËVENDËSIME

Bundesliga gjermane është kampionati i parë në Evropë që u rikthye në gara pas pauzës 2-mujore për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Shumë dilema ishin nëse do të rikthehet sivjet futbolli ose gjitha kampionatet do të anulohen ashtu siç bëri Franca, Belgjika, Holanda e Skocia, por pasi disa vende veç morën vendim për t’i vazhduar garat, ishe FIFA ajo që për t’ua lehtësuar punën vendosi që në ndeshjet e mbetura klubet të kenë mundësi për 5 zëvendësime gjatë një ndeshjeje, krejt kjo për t’ua mundësuar për ta përballuar me lehtë presionin pasi futbollistët kanë pauzuar bukur gjatë, shkruan “Zeri”.

Bundesliga tashmë është duke e aplikuar këtë sistem, por të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Superliga e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani.

“Po, do të përdorët ky sistem, pra klubet do të kenë të drejtë për t’i bërë 5 zëvendësime gjatë një ndeshjeje dhe për këtë janë të njoftuar edhe gjyqtarët”, ka thënë Hasani, duke shtuar se gjyqtarët janë gati për vazhdimin e garave.

“Sigurisht që kjo pauzë ka sjellë vështirësi edhe te gjyqtarët, por ata e kanë pasur një plan të punës se si të veprojnë gjatë kësaj kohe dhe kanë stërvitur vazhdimisht, kështu që them se janë gati”, përfundoi Përparim Hasani.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Recent Comments