No menu items!
Ballina SUPERLIGA EDHE DUKAGJINI KËMBËNGUL PËR TESTIME PARA VAZHDIMIT TË KAMPIONATIT

EDHE DUKAGJINI KËMBËNGUL PËR TESTIME PARA VAZHDIMIT TË KAMPIONATIT

Pas raportimit të KF Drita se lojtari i tyre Izair Emini ka rezultuar pozitiv me Covid-19 është rindezur debati nëse duhet apo jo të vazhdojë kampionati.

Pas Flamurtarit tani edhe Dukagjini kërkon që të gjitha klubet e Superligës të testohen para vazhdimit të garave.

Më poshtë ju sjellim komunikatën e Dukagjinit.

K O M U N I K A T Ë

Nuk ka më shumë së dy ditë kur edhe zyrtarisht është lejuar fillimi i stërvitjeve të ekipeve të Superligës së Kosovës në futboll.

Edhe përkundër insitimit tonë dhe të disa skuadrave tjera që ky kampionat të mos rifilloj pasi që ende ka raste me COVID 19 dhe rreziku është evident për futbollistët, një gjë e tillë nuk u përfill dhe Ministria e Shëndetësisë dhe organet tjera relevante dhanë dritën jeshile që ky kampionat të riflloj pa menduar fare me detajisht për pasojat eventuale e në anën tjetër pa siguruar një preventive.

Në fillim u perfol se do të ketë teste të mjaftueshme për të gjitha skuadrat për testimin e lojtarëve të tyre dhe stafin teknik, por një gjë e tillë nuk ndodhi, testet munguan dhe si rrjedhojë e saj sot lojtarët stervisin të patestuar dhe pa e ditur a janë të prekuar apo jo me COVID 19.

E shqëtësimi dhe pasiguria më e madhe vjen kur pikërisht sot merret vesh që futbollisti i skuadrës Drita nga Gjilani ka rezultuar pozitiv me COVID 19.

Kush do të marrë përgjegjësinë për pasojat eventuale nesë ndodhin raste të reja ?????

A jemi në Gjermani që lojtarët të udhëtojnë më nga 3 autbobus për të ruajtur distancën!!!!
A i kemi hotelet luksoze sikur ekipet gjermane e që lojtaarët të ushqehen e të banojnë aty!!!!!

Prandaj ne si klub kërkojmë nga organet relevante që pa u testuar të gjithë lojtarët e skuadrës tonë, dhe rrjedhimisht të të gjitha skuadrave të Supërligës, të mos filloj rifillimi i kampionatit, sepse ata që moren vendimin për rifillim të garave, ata duhet edhe ti sigurojnë kushtet optimale për të gjitha skuadrat në të kundërtën do të jenë përgjegjës për të gjitha pasojat.

Sinqërisht:
Kryesia e KF Dukagjini – Klinë

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Leeds befason City-n, por humb lojtarin pas ndërhyrjes “horror” (Video)

Pjesa e parë e Manchester City-Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Premier League, është mbyllur me një gol dhe një karton...

Koincidenca e frikshme, Laporta rigjen “El Classico” pas plot 11 vitesh

Nuk është për t’u habitur që Joan Laporta dëshiron ta fitojë përsëri “El Clasico”, ta nisë aty ku e la. Nuk do të jetë...

Real Madridi përgatit planin e detajuar, gati “sulmi” për Mbappe

Real Madridi do të bëjë gjithçka në merkaton e kësaj vere për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappé. Ylli francez preferohet më shumë se...

I dërrmuar nga humbja e nënës, Torreira i lutet Arsenalit: Lejomë të kthehem pranë familjes

Pak më shumë se një javë më parë, Torreira tha mjaft, të paktën përkohësisht me Europën. Ish-mesfushori i Sampdoria nuk ka ndërmend të vazhdojë...

Recent Comments