No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR CAPELLO TREGON TË MIRAT DHE TË KËQIJAT E FENOMENIT

CAPELLO TREGON TË MIRAT DHE TË KËQIJAT E FENOMENIT

Luis Nazario De Lima, i njohur nga të gjithë me emrin sportiv Ronaldo, është padyshim një nga sulmuesit më të mëdhenj që bota e futbollit ka parë. Teknike, gjuajtje, forcë, driblime dehëse: të gjitha përkthehen me shumë spektakël dhe dashuri nga tifozët për të. Gjithsesi kishte një problem: si brazilian i pëlqente shumë të festonte.

Kjo i ka shkaktuar edhe probleme, sikurse te Real Madrid, kur në janar të vitit 2007 u huazua te Milani. Trajner ishte Fabio Capello dhe italiani është një nga ata që kërkon disiplinë. Ronaldos nuk i pëlqente shumë, por tekniku i njohur e pranon se ai është lojtari më i talentuar që ka stërvitur.

“Talenti më i madh që kam stërvitur ka qenë Ronaldo, por në të njëjtën kohë ishte lojtari që më ka krijuar më shumë probleme në dhomat e zhveshjes. Organizonte festa dhe bënte gjithçka. Një herë erdhi Van Nistelrooy dhe më tha: ‘Trajner, dhomat e zhveshjes mbajnë aromë alkooli’.

Pastaj Ronaldo shkoi në Milano dhe në filluam të fitojmë. Por nëse flasim për talent, ai ishte më i madhi dhe këtë e them pa më të voglin dyshim”, tregon Capello për Sky Sport, ndërkohë që tregon se pavarësisht gjithçkaje, me Fenomenin ka një raport shumë të mirë. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin

Jurgen Klopp ka lavdëruar cilësitë e portierit të Liverpool, Alisson. Ai ka folur edhe për vlerën që ka Xherdan Shaqiri gjatë mbrojtjes së titullit...

Torino zyrtarizon trajnerin e ri, emëron një mjeshtër mbijetese

Davide Nicola është trajneri i ri i Torinos, i cili zëvendëson të shkarkuarin Marco Giampaolo. Gjithçka është zyrtare dhe për Nicola do...

I jashtëzakonshmi Granit Xhaka

Granit Xhaka dhuroi një paraqitje spektakolare në fitoren 3-0 të Arsenalit kundër Newcastle United në kuadër të javës së 19-të në Ligën...

Kapiteni i Kosovës U-19 në pritje të debutimit në Superligën turke

Veton Tusha në fillim të muajit bëri hapin e madh në karrierë. Nga Vardari i Shkupit kompletoi transferimin te Denizlispori, skuadër që...

Recent Comments