Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e sportit ditë më parë e kanë dhënë dritën e gjelbër që klubet e Superligës së Kosovës t’i fillojnë stërvitjet dhe më pas vazhdimin e kampionatit në fillim të muajit qershor.
Së fundmi, klubi i Flamurtarit ka kërkuar nga institucionet që të gjithë futbollistët e elitës të testohen për t’u verifikuar nëse janë të prekur nga virusi Covid-19
Një reagim i tillë vjen pas lajmit se futbollisti i Dritës, Izair Emini, ka rezultuar pozitiv pas testeve të kryera në Maqedoninë e Veriut.
“Sa i përket testimit të futbollistëve, kjo çështje i takon Ministrisë së Shëndetësisë. Ne po i ndjekim rekomandimet e tyre. Më vjen shumë keq për lajmin rreth futbollistit të Dritës dhe uroj që të shërohet sa më shpejt”, ka thënë Agim Ademi për Zëri.info.
Klubet e Superligës që nga 18 maji i kanë rifilluar përgatitjet për vazhdimin e garave në futbollin kosovar.
Ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të luhen më 2 dhe 3 qershor kurse ato kampionale nisin më 7 qershor.