Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik u dhanë leje dje klubeve të Superligës së Kosovës të rikthehen në stërvitje.
Pas vendimit, skuadrat kosovare kanë filluar përgatitjet që të jenë sa më të gatshëm për rifillimin e Superligës, shkruan Gazeta Sheshi.
Kurse, futbollisti i Ballkanit, Arbër Prekzai, ka folur për “Klan Kosova” për rifillimin e stërvitjeve.
Por e veçanta e kësaj interviste ishte mënyra se si qendërmbrojtësi kishte improvizuar për të realizuar këtë intervistë nga banesa e tij.
Karrige, karrige, shportë e teshave, shportë mbeturinash, box këpucësh, atlete dhe në fund telefoni për të realizuar intervistën.
Më poshtë e keni improvizimin e Prekazit:
