No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A SHËROHEN 5 LOJTARËT E FIORENTINËS NGA COVID-19

SHËROHEN 5 LOJTARËT E FIORENTINËS NGA COVID-19

Në datën 7 maj, vetëm pak ditë pasi kishin nisur stërvitjet individuale në Itali klubi i Fiorentinës bëri me dije se 6 futbollistë vjollcë kishin rezultuar pozitiv me COVID-19. Por të dielën në mbrëmje Fiorentina dha lajmin e mirë për të gjithë tifozët e saj por edhe për vazhdimësinë e futbollit italian se 5 nga 6 futbollistët e prekur janë shëruar plotësisht nga virusi vdekjeprurës. Kryeministri i Italisë, Guissepe Conte, njoftoi se duke filluar nga dita e hënë, ekipet e futbollit do të kenë mundësinë të rifillojnë stërvitjet me grupe të plota, duke kryer teste para çdo seance stërvitore. Të hënën, me 18 maj, edhe Fiorentina pritet të rikthehet në stërvitje me grup të plotë, përveç futbollistit (emri i të cilit nuk është publikuar) që është pozitiv. Ky i fundit do të vazhdojë të jetë i karantinuar.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

FBK vendos që “Final 8” të luhet në Suharekë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim të ri për ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës. Fillimisht ishte paraparë që kjo ngjarje e madhe...

Spanja po përgatitet që ndeshjen me Kosovën ta luajë në territorin e saj

Gazeta e njohur spanjolle, Marca, ka shkruar sërish për ndeshjen e futbollit në mes të Spanjës dhe Kosovës. Ndeshja do të luhet më 31...

Lampard shkarkohet, ja kush pritet ta zëvendësojë në bankinën e Chelseat

Frank Lampard është vendosur të shkarkohet nga roli i tij si trajner i Chelsea, pasi e ka udhëhequr skuadrën londineze për pak më shumë...

Sejdiu nuk e arsyeton pagën prej 9 mijë eurosh për futbollistët në Kosovë

Pagat e mëdha dhe shpenzimet e shumta në futbollin tonë duket se po i shqetësojnë shumë njohësit dhe kontribuesit e vjetër të sportit. Trajneri i...

Recent Comments