No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PARALAJMËRON MINISTRJA: NËSE NUK RESPEKTOHEN MASAT FUTBOLLI PEZULLOHET SËRISH

PARALAJMËRON MINISTRJA: NËSE NUK RESPEKTOHEN MASAT FUTBOLLI PEZULLOHET SËRISH

Ministria në detyrë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka mbajtur një takim me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku i është kumtuar se lejohet rikthimi i stërvitjeve në grup në futboll për klubet e Superligës  e po ashtu ndeshjet e futbollit.

Dumoshi ka sqaruar se fillimisht lejohet kthimi i stërvitjeve dhe garat në Superligën e Kosovës, e pas disa javëve edhe ligat tjera. Por, ndeshjet pritet të fillojnë në qershor varësisht nga situata epidemiologjike. 

Dumoshi  ka bërë të ditur se nëse nuk respektohen masat e përcaktuara sipas udhëzuezit të Ministrisë së Shëndetësisë, atëherë mund të vijë deri te pezullimi i sërishëm i garave sportive.

“Ne si ministri do të përcjellim me seriozitetin më të madh dhe nga afër se si po menaxhohet organizimi i stërvitjeve dhe i garave në futboll në këtë kohë pandemie dhe nëse ka ndonjë parregullësi do të ndërmarrim masa konform sugjerimeve të institucioneve shëndetësore dhe nëse është e nevojshme do të ndërpresim prapë garat nëse nuk respektohen masat”, ka thënë Dumoshi.

Ndër të tjera MRKS, ka treguar se ndeshjet do të jenë pa shikues dhe do të ketë kujdes maksimal që sporti të mos jetë shkaktar që të infektohet edhe një person i vetëm nga COVID-19.

Kryetari i FFK-së Agim Ademi ka thënë se do të komunikohet me gjithë klubet e Superligës dhe do t’u kumtohet vendimi dhe po ashtu do t’u jepet udhëzuesi. Do të shpërndahen gjithashtu materialet e nevojshme për dezinfektim. Do t’u kërkohet klubeve që situatën ta kenë në kontroll në rend të parë mjekët e klubeve.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

U hodh shorti për Kupën e Kosovës në futsall

Sot në zyrën e Komisionit të futsallit në prezencë të kryetarit dhe të komisarit të garave është bërë tërheqja shortit për rrethin...

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Recent Comments