No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR MINISTRIA E SHËNDETËSISË JEP LEJE PËR STËRVITJE

MINISTRIA E SHËNDETËSISË JEP LEJE PËR STËRVITJE

Klubeve të futbollit në Kosovë prej sot i është lejuar t’i kthehen stërvitjeve në grup, ka bërë të ditur zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Futbollistëve u është lejuar stërvitja në pajtim me udhëzuesin e hartuar midis FFK/MSh/Ikshpk/ me qëllim që në qershor të mund t’i zhvillojnë garat nëse situata epidemiologjike shkon ne favor të kësaj. Gjatë majit lejohen vetëm stërvitjet dhe kjo vlen vetëm për futbollin”, ka thënë Hoti për “Kohën”.

Futbolli në Kosovë është pezulluar që nga marsi shkaku i koronavirusit. Kthimi i aktiviteteve sportive është paraparë në fazën e tretë të lehtësimit të masave, që nisë nga 2 qershori. 

Futbolli.info dy ditë më parë eksluzivisht ka raportuar se skuadrat do t’i kthehen stërvitjeve këtë javë, derisa kampionati do të vazhdojë më 5 qershor, normalisht nëse nuk do të ketë përkeqësim të situatës së pandemisë.

Vendimi i ministrit Vitia pritet të publikohet së shpejti.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Liverpool-Manchester United me rekord të ri shikueshmërie

Dueli mes Liverpool dhe Manchester United ditën e diel ishte dueli i rekordeve. Përballja mes dy klubeve të mëdha angleze është kthyer...

Moratti jep një lajm të keq për tifozët e Interit dhe del kundër ndryshimit të bujshëm

Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për Tuttosport, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e Inter-it. Në lidhje me fitoren...

Recent Comments