No menu items!
Ballina SUPERLIGA KE I FFK-SË VENDOS; KAMPIONATI RIFILLON TË DIELËN E PARË TË QERSHORIT

KE I FFK-SË VENDOS; KAMPIONATI RIFILLON TË DIELËN E PARË TË QERSHORIT

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen në futbollin  e Kosovës me theks të veçantë për mundësitë e vazhdimit të garave në futboll. Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për lejimin e garave në Ipko Superligën e Kosovës, KE shqyrtoi mundësitë që në këtë rang  të garave të nisin zhvillimi i stërvitjeve në përputhje me udhëzimin e MSH-së dhe IKSHPK-së.  KE  është i vetëdijshëm për situatën në të cilin gjendet Kosova, por po ashtu është i vetëdijshëm edhe për rëndësinë e përfundimit të garave në Ipko Superligë, pasi që ky rang i garave ka impakt edhe në garat evropiane, prandaj është edhe prioritet që garat të zhvillohen në këtë ligë që të mos dëmtohen klubet që do ta fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në garat e Evropës. KE thekson se rruga më e mirë është që gjithçka të vendoset në fushën e gjelbër. Në këtë  mënyrë klubet kanë mundësi të përgatiten mjaftueshëm deri në fillimin e ndeshjeve. KE  do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që ndeshjet të zhvillohen në mënyrën sa më të mirë mundshme në përputhje me Udhëzimet e Institucioneve shtetërore. Ndeshjet do të zhvillohen  pa shikues dhe sipas orarit që kanë paraparë organet e FFK-së që do të zhvillohen prej 7 qershorit e deri më 25 korrik.  KE falënderon Ministrinë Shëndetësisë, MKRS-në si dhe organet tjera për mirëkuptimin dhe vendimin e drejt në të mirë dhe interes të futbollit. Ndonëse, në këtë fazë janë  lejuar zhvillimi i garave vetëm për Ipko Superligën e Kosovës, KE varësisht prej situatës do të kërkojë  që garat të lejohen edhe për rangjet tjera, por gjithnjë duke mos rrezikuar shëndetin e qytetarëve e me këtë edhe të futbollistëve. KE do të jetë në përkrahje të klubeve, duke ditur gjendjen e tyre të vështirë  e sidomos tash në këtë kohë kur edhe përgatitjet e tyre kërkojnë më shumë shpenzime do të shikojë  mundësitë që t’u del në ndihmë.  KE do t’i ndihmojë klubet për mjete dizenfektuese dhe mjete tjera të nevojshme.  KE u bën thirrje klubeve që t’u përmbahen  me përpikëri udhëzimeve të institucioneve shtetërore dhe të FFK-së. KE shqyrtoi edhe kërkesat dhe parashtresat drejtuar këtij organi. KE uron klubet për një rifillim të garave dhe me shpresën që gjithçka do të shkojë si është më së miri, që të mos ketë lëndime e as infektime dhe nga kjo pandemi të dalim edhe më të fortë e të shëndetshëm.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

MARCA shkruan për Prishtinën; Para se të vinin në Spanjë vizituan heronjtë e tyre

Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës. Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme...

Veton Tusha prezantohet te skuadra turke Denizlispor

Futbollisti i ri kaçanikas, Veton Tusha, është prezantuar sot te skuadra turke, Denizlispor. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysmë me klubin...

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë

Zinedine Zidane tha se mospërballja në finale të Superkupës së Spanjës me Barcelona nuk ishte një dështim për të tijtë, pasi ata u mundën...

Drejtuesi i Trepçës’89 konfirmon largimin e tre futbollistëve

Sikurse skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës në futboll, edhe Trepça ’89 i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Ekipi mitrovicas po stërvitet...

Recent Comments