No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK MBLEDH KOMISIONET, DATËN E RIFILLIMIT TË KAMPIONATIT E CAKTON SOT KOMISIONI...

FFK MBLEDH KOMISIONET, DATËN E RIFILLIMIT TË KAMPIONATIT E CAKTON SOT KOMISIONI EKZEKUTIV

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, sot, e kanë zhvilluar një takim me ministren në detyrë për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, e cila ua ka kumtuar zyrtarisht vendimin e institucioneve qeveritare për lejimin e procesit stërvitor për klubet.

Menjëherë pas këtij vendimi është mbledhur Komisioni i Garave dhe Komisioni i Gjyqtarëve së bashku me administratorin e Ipko Superligës, me pjesëmarrjen edhe të presidentit Ademi, sekretarit të përgjithshëm Salihu si dhe ekipit mjekësor të FFK-së, ku është duke u përgatitur orari i 11-javëve të mbetura të kampionatit si dhe ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës.

Ndërkohë, sot do të mbahet edhe mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, i cili do të vendosë për datën fikse të rifillimit të kampionatit. Për fillim do të nisin përgatitjet e klubeve të Ipko Superligës, derisa për ligat e tjera KE do të vendosë më vonë gjithmonë në koordinim me ministrinë dhe UEFA-n.

Të gjitha klubeve tashmë iu ka dërguar udhëzuesi për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve dhe kërkohet respektimi i tyre në përpikëri.

Për rikthimin e futbollit në vendin tonë është njoftuar edhe UEFA. Me këtë rast, FFK falënderon ministren në detyrë të Sportit, Vlora Dumoshi dhe të gjitha autoritetet tjera qeveritare për mirëkuptimin e treguar dhe për lejimin e procesit të stërvitjeve të klubeve në fazën e dytë të masave lehtësuese, ngase në këtë mënyrë është ofruar mundësia që kampionati të rikthehet dhe të mbyllet në afatet e parapara nga UEFA.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Talenti dardan lë Bayernin, qëndron në Bundesliga

Leon Dajaku erdhi te Bayern në vitin 2019 nga Stuttgart si një talent shumë premtues dhe me të ardhme të madhe, por...

Recent Comments