No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR MOMENTE ANKTHI PËR DEL PIERON, SHTRIHET NË SPITAL

MOMENTE ANKTHI PËR DEL PIERON, SHTRIHET NË SPITAL

Momente, ankthi, frike dhe paniku për Alessandro Del Piero por jo për shkak të pandemisë së koronvirusit. Legjenda e Juventusit ka pasur probleme me gurët në veshka dhe është shtruar në një spital të Los Angelos në SHBA, vend në të cilin kalon një kohë të konsiderueshme.

“Ende nuk besoj se si një gjë e vogël prej 3 mm mund të të bëjë kaq keq“, shkruan ish-kapiteni i bardhezinjve në “Instagram”. Për fat të mirë gjendja e tij nuk është serioze, teksa kanë vërshuar mesazhet inkurajuese.

Klubi i Juventusit i uron shërim të shpejtë, njësoj si Sydney FC, Luis Figo dhe Max Biaggi, sa për të përmendur disa nga shumë futbollistët dhe klubet e futbollit që i kanë dërguar mesazhe inkurajuese ish-sulmuesit të famshëm. Del Piero do të qëndrojë disa ditë në spital për të pushuar dhe më pas mund t’i rikthehet jetës normale.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Turqi, të gjithë të çmendur për Ozil: fluturimi i tij ka qenë më i ndjekuri i të gjithë kohërave

Mesut Ozil i ka dhënë fund aventurës tek Arsenal dhe  shumë shpejt do të luajë për Fenerbahce, skuadra e zemrës së tij pavarësisht se...

Ibrahim Kelmendi akuzon Remzi Ejupin se u zhvati 2.5 milionë

Ibrahim Kelmendi ka dhënë detaje të reja nga konflikti mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit se a i mori para për ta bërë këngën...

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Recent Comments