No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR JA SI DO TË NDRYSHOJË “SANTIAGO BERNABEU”, ZBULOHET SEKRETI I ‘KLUBIT MBRETËROR’...

JA SI DO TË NDRYSHOJË “SANTIAGO BERNABEU”, ZBULOHET SEKRETI I ‘KLUBIT MBRETËROR’ (VIDEO)

“Santiago Bernabeu i ri” një objekt epikë 796 milionë eurosh do t’i shtohet ndërtesave arkitekturore të Madridit, duke e bërë atë një nga objektet më mbresëlënëse në botë. Mënyra se si do të vishet rreth perimetrit me baza speciale të teknologjisë LED dhe çatia me mundësi të hapjes do të jenë dy prej tipareve më të dallueshme të kësaj arene sportive, mirëpo pjesa më e rëndësishme që është mbajtur sekret deri tash nga klubi mbretëror ka të bëjë me brendësinë e stadiumit, transmeton FUTBOLLI.INFO. Projekti i cili tashmë ka nisur të zbatohet do ta bëjë ‘Santiago Bernabeun’ një stadium me fushën e gjelbër që do të ketë mundësi të tërhiqet brenda objektit.

Në fakt, në filozofinë e re të një objekti multifunksional ishte e nevojshme të kishte një mënyrë për të hequr fushën e lojës brenda disa minutash. Kësisoj, arena e re ‘Santiago Bernabéu’ do të përdoret për ngjarje të tjera, veçanërisht koncerte, madje edhe për ndeshje basketbolli në të ardhmen! Tottenham dhe Schalke tashmë e kanë një teknologji të tillë në stadiumet e tyre, e cila u lejon atyre ta tërheqin fushën e gjelbër në brendësi të objektit.

Ruajtja e fushës së gjelbër nuk është një detyrë e thjeshtë, pasi duhet të bëhet në temperaturën e duhur dhe në kushtet e duhura, në mënyrë që të mbahet në gjendje të shkëlqyeshme. Në thelb, duhet të krijohet një lloj “sere” në nëntokën e objektit, një strukturë që do të duhet të bëhet me shumë kujdes, në mënyrë që të mos shkaktojë dëme. Të mos harrojmë që ‘Bernabeu’ ndodhet në zemër të qytetit.

Qëllimi i Realit është të krijojë një stadium i cili do të jetë i hapur gjatë gjithë javës dhe për 24 orë në ditë, ku një numër ngjarjesh do të organizohen pa e dëmtuar fushën e lojës, duke mbuluar kështu nevojat dhe kërkesat e klubit dhe të vizitorëve të tij.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Liverpool-Manchester United me rekord të ri shikueshmërie

Dueli mes Liverpool dhe Manchester United ditën e diel ishte dueli i rekordeve. Përballja mes dy klubeve të mëdha angleze është kthyer...

Moratti jep një lajm të keq për tifozët e Interit dhe del kundër ndryshimit të bujshëm

Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për Tuttosport, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e Inter-it. Në lidhje me fitoren...

Recent Comments