No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR CEFERIN: KUSH VENDOS SI BELGJIKA RREZIKON PJESËMARRJEN NË GARAT E UEFA-s

CEFERIN: KUSH VENDOS SI BELGJIKA RREZIKON PJESËMARRJEN NË GARAT E UEFA-s

Presidenti i UEFA-s kishte kohë që e bënte të qartë për të gjithë se titulli kampion në tavolinë nuk do të ishte një mundësi.

Kjo pasi sipas Ceferin kampionati duhej të luhej deri në fund për t’u quajtur i vlefshëm. Megjithatë Belgjika doli kundër rrymës dhe vendosi bëjë të kundërtën, duke e shpallur fituesin përpara kohe, ku Club Brugge është kurorëzuar kampion në bazë të renditjes aktuale.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Aleksander Ceferinit, që tashmë i ka njohur belgët me pasojat, ndërsa paralajmëron në këtë mënyrë edhe federatat e tjera për të mos ndjekur këtë rrugë. Kreu i qeverisë evropiane të futbollit bën me dije se ekipet belge dhe ato që mendojnë si ta mund të mos marrin pjesë në kompeticionet e UEFA-s sezonin e ardhshëm, ndërsa sa i përket rikthimit të futbollit, tregon se kampionati mund të luhet në korrik dhe gusht, qoftë edhe pa praninë e tifozëve, transmeton sportekspres.

“Ekipet belge dhe të tjerët që mendojnë një zgjidhje të ngjashme rrezikojnë të mos marrin pjesë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm. Mendoj se kjo nuk është mënyra e duhur për të vepruar. Solidariteti nuk është një rrugë një kalimshe, nuk mund të kërkosh ndihmë dhe më pas të vendosësh se çfarë është e drejtë për ty. Futbolli pas dyerve të mbyllura nuk është njësoj si ai që luhet përpara tifozëve, por është më mirë të luash edhe pa publik dhe t’i transmetosh ndeshjet në TV se sa të mos luash fare. Njerëzit e duan futbollin, i sjell energji pozitive dhe me shumë mundësi do të luhet në korrik dhe gusht”, ka thënë Ceferin.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Drenica vazhdon të përforcohet

Drenica bën merkato sërish në Shqipëri. Pasi mori Donald Rapon nga Laçi, Behar Ramadanin nga Vllaznia dhe Dionis Çikanin...

Puthi stemën e Juventusit, Vidal ka një shpjegim për tifozët e Interit

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ishte në qendër të vëmendjes mbrëmjen e djeshme në derbin e Italisë. Kiliani përveç se shënoi golin...

Revolucion total te Interi, ndryshohet emri dhe logo e klubit!

Në shtëpinë e Interit do të ndodhë një revolucion i pabesueshëm dhe total.Në pritje për t’u kuptuar se cfarë do të ndodhë...

Chiellini: Interi na dominoi plotësisht

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për betejën e humbur ndaj Interit me rezultat 2-0 ku skuadra e Antonio Contes e...

Recent Comments