Ndihmës-trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, ka folur për stërvitjet e skuadrës bardhekaltër në kohën e pandemisë.
Ai e konfirmoi që Prishtina ka stërvitur katër ditë gjatë javës, përcjellë Gazeta Olle.
Ai ka thënë që Ballkani që një muaj po stërvitet.
“Ne gjatë kësaj jave kemi stërvitur katër herë, kjo është e vërtetë”, deklaroi Curri në Klan Kosova.
“Mirëpo, edhe Ballkani po stërvitet. Ata kanë një muaj që po stërviten. Ky informacion është i sigurtë. Është informacion nga brenda Ballkanit”, shtoi ai.
Ndryshe, Ballkani ishte një prej klubeve që akuzoi ashpër Prishtinën dhe Gjilanin për nisjen e përgatitjeve.